Shkëlqen në Zvicër, gjiganti italian ofron miliona për Hadergjonajn

Florent Hadergjonaj është një tjetër futbollist shqiptar që mund të transferohet në kampionatin italian Serie A.
Talenti i jashtëzakonshëm nga Deçani është duke u paraqitur në mënyrë fantastike me skuadrën e tij Young Boys Bern në dy vitet e fundit në kampionatin zviceran por edhe në Ligën e Evropës.
Dhe falë paraqitjeve të mira, mbrojtësi i djathtë ka zgjuar interesimin e Napolit të cilët kanë kontaktuar Young Boys Bernin për t’i siguruar shërbimet e tij.
Burime të Telegrafit pranë lojtarit kanë bërë me dije se lideri i kampionatit italian i ka ofruar tre milionë euro skuadrës zvicerane për t’i siguruar shërbimet e Hadergjonajt.
Vetëm dy vite më parë Florenti nënshkroi kontratë profesionale me Young Boysin dhe vlera e tij ishte vetëm 100 mijë euro, ndërsa tani ai llogaritët si ndër mbrojtëit e djathtë më të mirë në Zvicër.
Anëtari i Përfaqësueses së Zvicrës U21, mund të largohet nga Young Boys pasi për të ka pasur interesime të disa skuadrave nga Gjermania dhe Anglia.
Mbetët të shihet nëse YB do ta pranojë ofertën prej tre milionë eurove të Napolit apo do të kërkojë edhe më shumë për yllin e saj.
Kujtojmë që pjesë e Napolit është edhe mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj që luan pikërisht në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Një gjë është pothuajse e sigurt, për Florentin një e ardhme e ndritur po vije. /Telegrafi/