Fundamenti

Shkëlqen në Norvegji, Kastrati kërkon tituj me Stromsgodsetin

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosoës, Flamur Kastrati, po kalon momente mjaftë të mira me skuadrën e tij Stromsgodset në Norvegji.Anësori këmbëshpejtë, Flamur Kastrati, ka qenë kyç këtë edicion me ekipin e tij Stromsgodset, në elitën e futbollit norvegjez, duke shënuar dhe asistuar.

Në 15 ndeshje të zhvilluara, Kastrati, ka shënuar tre gola dhe ka bërë aq asistime, ndërsa me plot sukses po paraqitet edhe në kualifikimet për në Ligën e Evropës.

Në një bisedë me Telegrafin, Flamuri flet rreth formës së tij momentale dhe synimeve që ka me klubin.

“Jam në një formë mjaftë të mirë, dhe shpresoj që të përmirësohem edhe më shumë gjatë ndeshjeve të ardhshme, pasi gjithmonë ka vend për përmirësime”.

“Kam shënuar dhe kam asistuar në kampionat dhe kjo ishte ajo që kërkonte trajneri nga unë. Qëllimi im është që mos të ndalem duke shënuar gola dhe duke dhuruar asistime për shokët, ndërsa në fund shpresoj që golat ose asistimet ti kem në numër dy shifror”, thotë Kastrati për Telegrafin, që zbulon edhe synimet me klubin.

“Aktualisht jemi në një formë jashtëzakonisht të mirë, pas fillimit të vështirë që e patëm. Trajneri që ishte më parë u largua dhe erdhi i riu i cili ka sjellë një frymë fituese në klub. Gjithçka po shkon mirë dhe jemi afruar edhe afër vendit të parë”.

“Aktualisht Rosenborg qëndron në pozitën e parë me nëntë pikë më shumë se ne, por edhe 15 ndeshje para fundit ne ende shpresojmë në titullin e kampionit”, tha Kastrati për Telegrafin.

Fundamenti

“Synim tjetër i klubit është që të arrijmë të futemi në grupet e Ligës së Evropës, pasi aktualisht jemi në rrugë të duhur për ta bërë një gjë të tillë”.

Djaloshi nga Deçani kishte disa oferta për tu larguar, mirëpo Stromsgodset nuk e lejoi një gjë të tillë.

“Kisha disa oferta mjaftë të mira si në Norvegji ashtu edhe në shtetet tjera, mirëpo klubi këmbënguli të më mbaj. Natyrisht që për mua është mirë kur klubi refuzon të më shes pasi e di se ata besojnë shumë në mua”, vazhdon tutje Flamuri, i cili flet edhe për Përfaqësuesen e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës. Kur kemi grumbullime gjithmonë ndihem mirë dhe trajneri është duke formuar një grup jashtëzakonisht të mirë të lojtarëve të cilët premtojnë për të ardhme”.

Ëndrra jote? Sigurisht që një ditë të luaj në Kampionatin Botëror me Kosovën, dhe besoj se këtë ëndërr do ta bëjë realitet”, përfundoi Flamur Kastrati.

23-vjeçari më parë ka luajtur në skuadrën e famshme holandeze Twente, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Bundesliga 2, tek skuadrat Duisburg, AUE dhe Osnabruck. /Telegrafi/