Uji Dea

Shkëlqen Donis Avdijaj, shënon dy gola për Sturmin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Donis Avdijaj ka shënuar 2 gola në fitoren prej 7:0 të SV Seekirchen. Talenti shqiptar, Donis Avdijaj, ka vazhduar me paraqitje të mrekullueshme te skuadra austriake Sturm Graz.

Ai startoi nga minuta e parë në ndeshjen mes skuadrës së tij Sturm Graz dhe SV Seekirchen, që u zhvillua në kuadër të Kupës së Austrisë.

KKVITI

Sturm e fitoi këtë takim me rezultat të thellë 7:0, ndërsa Avdijaj ka qenë protagonist me dy gola të shënuar.

Avdijaj hapi serinë e golave në minutën e 18-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 38-të, derisa shqiptari nga Istogu, ka bërë gjithashtu një asistim. /Express