FIDANISHTJA

Shkëlqen Berisha, Atalanta thyen Borussia Dortmund

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Një fitore ëndrrash për Etrit Berishën dhe Atalantën. Skuadra nga Bergamo mposhti 1-0 gjigandët e Borussia Dortmund në testin e fundit të luajtur në Austri, aty ku skuadra zhvilloi fazën përgatitore, shkruan “Super Sport”.

Portieri shqiptar qëndroi 90 minuta në fushë, në miqësoren e luksit, duke dhënë sërish garanci mes shtyllave: Prej minutave të para, me një pritje vendimtare pas tentativës së Isak.

Berisha ishte i shkëlqyer edhe në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht duke evituar një tjetër gol të sigurt përballë të riut Philipp (min 57), ndërsa më pas neutralizoi edhe tentativën e Pulisic.

Uji Dea

Me gardianin kuqezi që garantoi paprekshmërinë e portës, Atalanta shfrytëzoi gabimin e portierit Reimann, duke kaluar në avantazh me Ilicic në minutën e 72-të.

Kjo ishte rrjeta që vendosi rezultatin final të sfidës. Një ndeshje që u cilësua si “Testi Europian” për zikaltërit dhe që dha garanci të rëndësishme se Atalanta e Etrit Berishës është gati për të befasuar edhe në Europa League.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.