Eko Higjiena

Shkëlqejnë nxënësit e Dobërqanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Hikmet” në Doberqan, për herë të dytë në vitin shkollor 2012/2013 kanë zënë vendin e parë në gara të organizuara në nivel të Republikës së Kosovës.

Këto suksese sipas arsimtarit Rexhep Arifi nxënësit e Mireshit i kanë arritur të martën në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë në garën “Siguria në komunikacion” e organizuar nga MASHT-i, FSK dhe e përkrahur edhe nga Policia e Kosovës, në kategorinë e nxënësve të klasave VII dhe IX.

Nxënësi Dionit Agron Abdyli zuri vendin e parë në këto gara që kishin karakter të vetëdijesimit të të rinjve për rrezikun dhe sigurinë në komunikacion. Nxënësit tjerë pjesëmarrës ishin Mert Sylqiq dhe Arber Kastrati si dhe të udhëhequr nga arsimtarët e shkollës, Rexhep Arifi dhe Ilir Kastrati.

Uji Dea

Nxënësi Dionit Abdyli është shpërblyer me një biçiklete dhe medalje të artë, ndërsa shkolla me mirënjohje për pjesëmarrje në këto gara.

Arsimtari Rexhep Arifi tha se shpresojmë që ky sukses i arsimtarëve dhe i nxënësve të shkollës së Mireshit të vazhdojë edhe në të ardhmen./rajonipress/