Eko Higjiena

​Shkeljet ligjore e parandalojnë KEK-un të angazhojë konsulencë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Korporata Energjetike e Kosovës nuk ka arritur të kontraktojë një kompani për rishikimin funksional të integruar të kësaj ndërmarrjeje.

Kjo ndërmarrje dy herë ka bërë shkelje ligjore në të njëjtën procedurë të prokurimit. Dy herë konstatimin për shkeljet ligjore i ka bërë Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili një herë e kishte kthyer procedurën në rivlerësim, kurse herën e fundit e ka anuluar tërësisht duke e kthyer në ritenderim, shkruan sot Koha Ditore.

Uji Dea

Gjykata e Tenderëve, në vendimin që ka marrë të premten, ka konstatuar se KEK-u nuk ka bërë trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë gjatë rivlerësimit të ofertave.