ARKATANA

Shkeljet ligjore Bibliotekën Kombëtare e lënë pa drejtor për të dytën herë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Bedri Zyberaj tash katër muaj nuk po ia del të bëhet drejtor i bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”, ani pse dy herë është zgjedhur në këtë post. Krejt kjo ndodh sherri i shkeljeve ligjore. Këshilli Drejtues i këtij institucioni dhe Ministria e Kulturës sërish i kanë shkelur procedurat e zgjedhjes.

E për këtë institucioni më i lartë bibliotekar ka mbetur pa drejtor. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka konstatuar se procedura e rekrutimit për këtë pozitë është bërë jashtë asaj që përcaktojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi.

“Anulohet procedura e rekrutimit për vendin e punës drejtor i bibliotekës kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, e zhvilluar nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, e Rini dhe e Sportit, pasi që është zhvilluar në kundërshtim me rregullat dhe parimet e shërbimit civil… Ligjit për Shërbimin Civil… dhe në kundërshtim me Rregulloren për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil”, shkruan në vendimin e KPMShCK-së, që është protokolluar në ditën e 23-të të këtij muaji.

Bedri Zyberaj edhe herën e parë kishte ardhur në këtë pozitë me procedura që bien ndesh me ligjin e që organi mbikëqyrës i shërbimit civil kishte konstatuar se janë bërë nga Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit.

Mobi Casa

Pavarësisht konstatimeve të organit mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, Sali Bashota, që ka udhëhequr këtë institucion gati për një dekadë, ka thënë se Këshilli Drejtues i BKK-së, as në rastin e parë, as në rastin e dytë nuk e ka shkelur ligjin. Sipas tij, është respektuar Ligji për bibliotekat me të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që i ka për zgjedhjen e drejtorit.

Ai ka paralajmëruar se KD-ja do të mbajë sot (e martë) mbledhjen e radhës dhe do ta shqyrtojë vendimin e KPMShCK-së e pastaj do të dalë me vendimin e vet para opinionit publik. Bashota ka thënë se çdo vendim që është në harmoni me ligjin, do të zbatohet.

Vetë Bedri Zyberaj ka thënë se nuk është zyrtarisht i informuar për vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës kanë thënë se kompetenca për zgjedhjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i takon Këshillit Drejtues të këtij institucioni./KOHA Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.