FIDANISHTJA

Shkelet rezoluta e Kuvendit për murin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Muri i Mitrovicës pritet të rrënohet gjatë këtij muaji nga autoritetet kosovare, pasi që i njëjti nuk është rrënuar deri dje nga niveli lokal, duke mos e respektuar as Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për rrënimin e tij.

Kuvendi javë më parë ka miratuar një rezolutë, e cila kërkon që muri të rrënohet gjatë muajit janar 2017, përderisa Qeveria e Kosovës duhej të angazhohej që organet kompetente për trajtimin e ndërtimeve pa leje t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për murin që është në ndërtim e sipër në pjesën e urës se Ibrit”.I njëjti, të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje”, thuhej mes të tjerash në Rezolutën e Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rrënimin e murit e kanë paralajmëruar edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Madje ky i fundit ka thënë se nëse serbët nuk e rrënojnë murin, “ekskavatorët e Ministrisë së Mjedisit do të nisen për ta rrënuar”.

Mobi Casa

Mediet në vend kanë shkruar të martën se përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë, Natalya Apostollova dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, janë përpjekur që të bëjnë marrëveshje me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, që ai vetë ta rrënojë murin.

Por, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, duke demantuar marrëveshjen e arritur për rrënimin e murit nga vetë autoritetet e Komunës Veriore, ka thënë se “nuk është arritur kurrfarë marrëveshje me delegaconin e Prishtinës në lidhje me murin mbrojtës në këtë qytet, për rrënimin e të cilit po insistojnë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.