ARKATANA

Shkatërron shtyllën dhe makinën, shpëton pa lëndime kosovari

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Në orët e vona të të enjtes në Gunzgen të Kantonit të Bernës një shofer i alkoolizuar, pasi ka humbur kontrollin mbi makinën e tij ka goditur në mënyrë ballore shtyllat e ndriçimit në mesin e dy korsive të autorrugës.

Makina e kosovarit 28 vjeçar është shkatërruar tërësisht por për fat shoferi ka shpëtuar pa lëndime. Policia Kantonale e Solothurnit ka deklaruar se ai “nga paakujdesia ka humbur kontrollin mbi makinën dhe pastaj ka goditur shtyllën e ndriçimit dhe një shtyllë sinjali të komunikacionit.

Uji Dea

Dëmi i shkaktuar me këtë rast automobilit dhe shtyllës së ndriçimit dhe sinjalizimit vlerësohet në disa mijëra franga, shkruan grenchner tagblatt.de.

Policia i ka marrë kosovarit lejen e vozitjes dhe ia ka dorëzuar atë autoriteteve administrative./albinfo/