Eko Higjiena

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një organizatë e gjerë kriminale e përbërë tërësisht nga shtetas shqiptarë, aktive në shpërndarjen e kokainës në të gjithë Italinë, është shkatërruar nga karabinierët e qytetit të Udineses.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, sipas të cilave operacioni i njësisë hetimore të karabinierëve është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias.

Gjithsejtë janë kryer 5 arrestime dhe 17 kontrolle banesash në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Venecias ndaj anëtarëve të organizatës, transmeton tch.

HW

Sipas hetuesve, droga importohej nga Holanda, kalohej me tren nga Franca në Itali dhe më pas shpërndahej në territorin e vendit fqinj, si dhe në Shqipëri e Maqedoni.

Autoritetet kanë vlerësuar se aktiviteti ndër vite i kishte siguruar grupit kriminal rreth 10 milionë euro të ardhura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.