Eko Higjiena

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve shqiptarë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mendohet se ky rrjet i trafikantëve përmes pagesave sillte çdo javë në Britani rreth 20 emigrantë nga Shqipëria.

Pas katër shqiptarëve të arrestuar në Britani të Madhe, janë arrestuar edhe katër shqiptarë në Belgjikë, që ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafikimin e emigrantëve, shkruan albinfo.ch.

Katër shqiptarët, të moshave nga 28 deri në 41 vjeç, janë arrestuar në bazë të urdhrave evropianë të arrestit. Pjesë e operacionit policor, është edhe arrestimi i njëkohshëm i katër shqiptarëve të tjerë në qytetin Gent të Belgjikës, nga Policia Federale belge.

Mendohet se ky rrjet i trafikantëve përmes pagesave sillte çdo javë në Britani rreth 20 emigrantë nga Shqipëria.

United Hospital

Të katër të arrestuarit kanë dalë përpara Gjykatës së Ekstradimeve, Westmintser Magistrates Court, në Londër dhe pritet të ekstradohen në Belgjikë për hetime të mëtejshme.

Prej vitesh, Britania mbetet një destinacion i preferuar i shqiptarëve, të cilët arrijnë një numër të konsiderueshëm, edhe pse autoritetet britanike të emigracionit dhe ato të policisë kanë përshkallëzuar përpjekjet e tyre për frenimin e ardhjeve ilegale.

http://www.albinfo.ch/shkaterrohet-rrjeti-i-trafikanteve-shqiptare/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.