United Hospital

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës dhe prostitucionit në Itali

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Finalizimi i operacionit të Milanos në bashkëpunim me policinë shqiptare çoi në arrestimin e 8 shtetasve shqiptarë me lidhje familjare dhe me origjinë nga qyteti i Lezhës, nën akuzën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit, në brendësi të Milanos dhe shesheve të Monzës.

Mediat fqinje bëjnë me dije se policia ka sekuestruar një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve.

Hetimi në lidhje me bandën kishte nisur që në vitin 2017.

Banda trafikonte sasi të mëdha droge, rreth 15 deri 20 kg kokainë për “rrugë”, ndërsa droga shpërndahej në tregun e Lombardinës.

Fundamenti

Investimet e mëdha që të dyshuarit kryen për blerjen e kokainës, ishin përfitim i të ardhurave të paligjshme, që vinin nga kontrolli i zonave të prostitucionit.

Grupi përdorte për shfrytëzim prostitucioni 6-7 vajza, duke fituar kështu 3000 deri 4000 euro në natë.

Policët, duke hetuar sjelljen e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trajtimin e drogës të kryer nga grupi i lartpërmendur kriminal, arritën të mbledhin prova të shumta kundër 8 shqiptarëve. Për ta lëshoi urdhëra të ndalimit Prokuroria e Monzës./OraNews/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.