RCCOLA

Shkarkohet menaxhmenti i “Hidromoravës”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Bordi i “Hidromoravës” e ka shkarkuar të hënën Mirvete Hotin drejtoreshë dhe Xhelal Shabanin drejtor financiar. Abdyl Hasani kryetar i bordit në këtë ndërmarrje publike tha për rajonipress se shkarkimi erdhi për shkak të gjendjes jo të mirë dhe raporteve të këqija ndërnjerëzore që kanë pasur Hoti dhe Shabani.

Bordi i ndërmarrjes publike “Hidromorava” ka shkarkuar të hënën drejtoreshën Mirvete Hotin dhe drejtorin financiar Xhelal Shabanin, raporton rajonipress.

Abdyl Hasani kryetar i Bordit tha se Hoti dhe Shabani janë shkarkuar për shkak se gjendja nuk ishte e mirë në këtë kompani dhe për shkak të raporteve jo të mira që kanë manifestuar tërë kohën Hoti e Shabani ndërmjet veti.

RCCOLA

Hasani tha se gjithashtu në këtë kompani ka pasur edhe gjetje tjera si mos faturim dhe çështje tjera që lidhen me anën financiare të kompanisë.

Ushtrues detyre i drejtorit në këtë kompani bordi e ka caktuar Abdylaziz Selmanin. /rajonipress/