Shkarkimi i ambasadorëve i nevojshëm – njohësit e politikave ndërkombëtare presin emërime meritore

Shkarkimet e ambasadorëve përfaqësues të Kosovës në vendet e tjera dhe pastaj riemërimet e tyre po i konsiderojnë të duhura po që janë bërë pa një plan veprimi, njohësit e çështjeve të politikave ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Të nevojshëm shkakrimin e ambadorëve e ka parë profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, Afrim Hoti i cili në një prononcim për Ekonomia Online.

Ai ka pohuar se ka një lëngim tash e sa kohë të shërbimit të jashtëm kosovar.“Parimisht shkarkimet në dukje të parë nuk janë të mira sepse fundja fundit tregojnë për një lloj deformimi të procesit.

Ndërkohë që në rastin e Kosovës ka mund dhe duhet të shihet me pozitivitet për faktin që shërbimi ynë i jashtëm tash e sa kohë po lëngon për shkak të problematikave të ndryshme duke filluar nga çështja e politizimit të skajshëm të këtij shërbimi, pastaj joprofesionalizmit, ngarkesës së madhe në veçanti këto vitet e fundit”.“Mbi këtë bazë ka qenë e domosdoshme një ndërhyrje nga ana e autoriteteve të Kosovës dhe se objektivi themelor është të ristrukturohet dhe të adresohet nevoja për ta ridizajnuar një shërbim që të jetë sa më efikas dhe i suksesshëm”, është shprehur ai.Hoti poashtu ka thënë se procesi i riemërimit duhet të karakterizohet me njerëz që kanë kredibilitet dhe profesionalizëm sepse vetëm kështu diplomacia kosovare mund të shënojë progres.

“Më shumë se çështja e shkarkimit është e rëndësishme çështja e riemërimeve sepse edhe për këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse nëse akuzojmë njëren palë ose eventualisht shërbyesit aktual për përfshirjen në politikë ose çfarëdo fenomeni i cili vë në kundërshtim me dispozitat ligjore atëhere ne duhet të japim shembullin e mirë pra për të zgjedhur diplomatë të tillë që i kërkon Ligji për shërbimin e jashtëm dhe ky ligj aktualisht niset nga ndarja 50 përqind me 50 përqind dmth diplomatë të karrierës dhe të emëruar politik dhe le të shpresojmë që emërimet e ardhshme do të jenë të tilla që shërbimit tonë do t’i japin njerëz me kredibilitet dhe profesionist në mënyrë që diplomacia jonë të ecën përpara” ka shtuar ai.

Sipas profesorit Hoti një nga pasojat e mungesës së ambasadorëve do të jetë shkëputja e hallkës së komunikimit të Kosovës me këto vende.“Pasojat e mungesës së ambasadorëve janë shumë të mëdha. Ne si shtet i vogël edhe në rastet kur kemi të emëruar diplomatë dhe kur kemi përfaqësim në shtet të caktuara hapësirën e manovrimit e kemi shumë të vogël, kjo për faktin e mungesës së fuqisë politike dhe fuqisë së vendit që përfaqësojmë”.“Nëse kësaj i shtohet fakti që qendra të caktuara shumë të mëdha numerikisht mbeten të pambuluar me diplomatë atëherë defininitivisht menoj që kjo paraqet një shkëputje të hallkës së komunikimit të Kosovës me këto vende”, ka përfunduar ai.Profesori, Dritëro Arifi shkrimin e ambasadorëve e ka parë si një proces pa plan dhe analizë.

Arifi ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se këto shkarkie do të paraqesin një vakum të të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe vendeve tjera.“Shkarkimi i ambasadorëve ka qenë pa një plan të veprimit, pa një analizë të thellë sepse mos të harrojmë që në gjashtë vende kryesore, prej G7-ës në G6-të nuk kemi ambasadorë që është fuqiplotë siç është për shembull Ëashingtoni, Londra, Parisi, Berlini, Tokyo dhe Brukseli. Kemi vende shumë rëndësishme pa ambasadorë, në Londër që 3 vjet nuk kemi dhe jo është një anomali jashtëzakonisht e madhe që po e përcjell çdo Qeveri jo vetëm këtë”.“Kjo tregon një lloj mentaliteti primitiv ballkanik, më shumë mirren me hakmarrje se me përmbajtje. Shkarkimi i tyre krijon vakum, problem sepse në një mënyrë ne po e ulim nivelin e përfaqësimit tonë në raport me shtetet tjera sidomos me ShBA-në. Kjo krijon një vakum të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe vendeve tjera” është shprehur ai.

Poashtu Arifi ka veçuar Demush Shashën nga emrat e përfolur për ambasadorë, duke e cilësuar se profesionist që i njeh rrethanat politike jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe në Bashkimin Evropian, raporton EO.“Nëse i kthehemi emrave që janë përfolur së fundmi e kisha veçuar vetëm një emër që kam respekt të jashtëzakonshëm dhe e njoh si profesionist sepse më ka ra me bashkëpunu me zotëri Demush Shasha dhe kjo është e vetmja punë pozitive në këtë vorbullën e hakmarrjes dhe veprimeve negative sepse Shasha është i njohur me të gjitha proceset e integrimeve evropiane, i njeh rrethanat politike jo vetëm në Kosovë e rajon por edhe në Bashkimin Evropian. Ka pasur edhe raporte personale me shumë zyrtarë të shteteve të ndryshme dhe besoj që është një figurë kredibile për të qenë ambasadorë në Bruksel” ka shtuar ai.

Kurse Arifi ka theksuar se ka emra të përfolur që mund të krijojnë probleme dhe ta dëmtojnë komplet përfaqësimin diplomatik të Kosovës“Nëse flasim për emrat tjerë më shumë janë politik pra nuk po mund të i ikim avazit të vjetër. Është dashur të jenë emra më profesional edhe nëse mund të kenë ndryshime politike nuk ka lidhje nëse janë profesional, por në rastin e disa personave që janë shumë të afërt me presidenten, me partinë apo kanë qenë deputet shumë të zëshëm e militant”.“Kjo krijon problem dhe e dëmton komplet përfaqësimin diplomatik të Kosovës, sepse ka persona që ndoshta kanë qenë të akuzuar nëpër gjykata dhe kjo ka me qenë qudi nëse e marrin agrimentin prej shtetit pritës. Kjo është mandej një sfidë tjetër”, ka përfunduar ai për EO.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS