UBT

Shkarkime selektive për zyrtarët e akuzuar të MSH-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare Ministria e Shëndetësisë, por edhe menaxhmenti i SHSKUK-së po arsyetohen se nuk kanë mundur të shkarkojnë edhe zyrtarët të tjerë ndaj të cilëve rëndojnë aktakuza. Ministri Imet Rrahmani tha se sapo të marrë njoftim zyrtar nga Prokuroria do të veprojë sipas ligjit, duke shkarkuar të gjithë të akuzuarit që punojnë në MSH.

Disa ditë pas shkarkimit të sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë Gani Shabanit, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nuk ka mundur të iniciojë procedurë për shkarkimin nga detyra të zyrtarëve të tjerë të kësaj Ministrie ndaj të cilëve rëndojnë aktakuza.

Mobi Casa

Remzije Thaqi, e cila aktualisht kryen funksionin e kryeinspektores së Farmacisë, është duke u akuzuar nga Prokuroria për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan gazeta “Zeri”.

Aktakuza ndaj saj dhe disa personave të tjerë ka të bëjë me klasifikimin dhe shkatërrimin e barnave me afat të skaduar. Ajo vazhdon të punojë në Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse aktakuza ndaj saj është ngritur disa muaj para se me akuzë të ballafaqohet sekretari, Gani Shabani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.