Uji Dea

Shkaku i koronavirusit mund të shtyhet edhe më tej heqja e vizave për Kosovën

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pandemia e Coronavirusit përveç ndikimit në ekonomi do të ndikojë edhe në proceset integruese të Kosovës dhe në dinamikën e punës së Bashkimit Evropian (BE).

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Demush Shasha, ish-sekretar i ministrisë së Integrimit Evropian.

Sipas tij, dinamikat brenda BE-së, momentalisht janë të fokusuara në luftimin e pandemisë së Coronavirusit.

Këshilli i Bashkimit Evropian është paraparë të mblidhet më 18 dhe 19 qershor, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar se a do të mbahet apo ajo.

Megjithatë, sipas Shashës, Kosova pavarësisht fokusit të BE-së, duhet t’i përfundojë detyrat e saj me shpresën që në pjesën e dytë të këtij viti kur Gjermania do të merr kryesimin e presidencës së BE-së do ta shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.

“Nga një anë do të ndikohet në nivelin më të përgjithshëm e ajo është që në përgjithësi takimet, dinamikat brenda BE-së janë të fokusuara në luftimin e pandemisë Covid-19 dhe rrjedhimisht të gjitha tjerat bien në plan të dytë. Por, nga ana tjetër çfarë nuk duhet harruar që Kosova ka detyrat e shtëpisë që duhet ti përfundojë pa marrë parasysh se ku do jetë fokusi i BE-së dhe unë mendoj që përderisa ne fokusohemi në përfundimin e detyrave të shtëpisë, presidencën e BE-së në pjesën e dytë të vitit do e merr Gjermania dhe më pastaj me shpresë që si përfundojmë detyrat e shtëpisë ashtu edhe Gjermania do të gjejë kaptial të nevojshëm politik për të shtyrë përpara çështjen e liberalizmit të vizave në pjesën e dytë”, tregoi ai.

Sipas Shashës vendet anëtarë të BE-së nuk dakordohen se Kosova ka përmbushur kriteret sa i përket liberalizmit të vizave.

ARKATANA

Shasha thotë se Franca e ka bërë të qartë pozicionimin e saj duke thënë se Kosova nuk ka përmbushur kriteret sa i përket sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

“BE-ja ka një qëndrim konstant sa i përket liberalizimit të vizave. Tash e një kohë dhe ajo është që vendet anëtare nuk dakordohen, nuk janë të pajtimit me Komisionin Evropian edhe Parlamentin Evropian që Kosova ka përmbushur kushtet kriteret për liberalizimin e vizave. Në këtë drejtim Franca bëri të qartë se Kosova nuk ka përmbushur kriterin sa i përket sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Në këtë drejtim ajo çfarë po shohim është një mos gatishmëri e BE-së për të avancuar çështjen e liberalizimit të vizave”, tha Shasha për EO.

Por, Shasha thotë se për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, fillimisht duhet të ketë vullnet politik në Kosovë për të depolitizuar sistemin e drejtësisë.

“Sidoqoftë ai momentum duhet të përkrahet me vullnetin politik në Kosovë për të depolitizuar sistemin e drejtësisë dhe për të shënuar ndonjë rast konkret të nivelit të lartë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

Ani pse për dialogu Kosovë-Serbi nuk është një kusht formal në kuadër të liberalizmit të vizave, sipas Shashës duhet të ketë progres edhe në këtë aspekt.

“Poashtu duhet shënuar progres në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ky nuk është një kusht formal në kuadër të liberalizimit të vizave por është një parakusht për çfarëdo procesi të integrimit evropian të Kosovës”, theksoi Shasha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.