FITORJA

Shkaktojnë fryrje dhe dhembje në bark: Këta artikuj assesi nuk bën t’i kombinoni!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mund të dëmtojnë shëndetin – Ushqimi i kombinuar me këta artikuj mund të shkaktojë vështirësi në tretje, posaçërisht personat me stomak të ndjeshëm duhet t’i shmangin.

Pemët janë burimi më i mirë i vitaminave dhe antioksidanteve, mirëpo ato përmbajnë edhe thartira të cilat shkaktojnë fermentim në lukth, prandaj çojnë deri në ngadalësim të tretjes së ushqimit tjetër. Pos kësaj, pemët shkaktojnë edhe fryrje.

Për të shmangur ndikimin negativ të pemëve, më së miri është të konsumohen në lukth të zbrazët.

Mishi, peshku dhe produktet e qumështit

Edhe një kombinim i cili shpesh është i pranishëm në tryezat tona. Ajo që është e keqe është që ky kombinim ndikon shumë keq në sistemin e tretjes.

Nëse dëshironi që trupi të shfrytëzojë të gjithë përbërësit ushqyes nga mishi dhe produktet e qumështit, atëherë më së miri është t’i hani ndaras.

Pra, mishin duhet ngrënë në kombinim me perimet. Po ashtu vlen edhe për produktet e qumështit: djathi, kajmaku dhe ajka. Këta artikuj është më së miri të konsumohen me perime.

Hidromorava

Mishi dhe patatet

Këto tashmë janë kombinime tipike në trevat tona të cilat assesi nuk rekomandohen. Proteinat nga mishi treten në lukth, ndërsa qulli nga patatja tretet në zorrën e hollë.

Është konstatuar që ky kombinim ngadalëson metabolizmin, gjë që për pasojë ka shëndoshjen e shpejtë.

Qumështi dhe çfarëdo qoftë tjetër

Për shumicën është e vështirë të pranojnë faktin që qumështi është racion i veçantë dhe nuk duhet përzier me artikuj të tjerë. Shkaku i kësaj është se tretja e qumështit është shumë e ndërlikuar.

E vetmja gjë e rekomanduar të cilën mund ta kombinoni me qumështin është mjalti, sepse bashkë mund të ndikojnë volitshëm ndaj mikrobeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.