Fundamenti

Shkaktari përse luftoni me zgjimin, mbase nuk ka kurrfarë lidhje me lodhjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është e çuditshme se si ndonjëherë, megjithëse keni fjetur tetë orë, pothuajse ju është e pamundshme të ngriheni nga krevati. Përse ju ndodhë kështu?

Gjithsesi, krevati juaj është i rehatshëm dhe i ngrohtë, mirëpo nuk do të duhej të jetë aq e vështirë të ngriheni në mëngjes dhe të dilni nga dhoma e gjumit.

Pra, si t’ia bëni nëse edhe zvarritja e zgjimit ju është miku juaj më i mirë?

Si duket ekziston shkaktari i vërtetë, shkaktari shkencor që qëndron pas këtij problemi: depresioni atipik. Edhe pse ky me siguri nuk është rasti te të gjithë ata të cilët vështirë zgjohen, mirëpo te disa ka mundësi të jetë.

Shenjat të cilat tregojnë depresionin atipik janë të ndryshme nga indikacionet klasike, të cilat tregojnë çrregullime mendore.

Depresioni atipik bën pjesë te tipi i depresionit, te i cili nuk është e thënë që përherë të ndiheni keq, transmeton Telegrafi.

FIDANISHTJA

Njerëzit me depresion atipik ndoshta nuk janë të vetëdijshëm për këtë simptomë, sepse humori i tyre mund të ngrihet me rrethanat pozitive.

Në vend të problemeve me gjumin dhe me humbjen apetitit, njerëzit me depresion atipik do të flenë dhe hanë së tepërmi.

Është me rëndësi të përmendim që këto lloje simptomash duhet vërejtur së paku dy javë çdo ditë, në mënyrë që të dyshohet në depresionin atipik.

Nëse jeni të brengosur, është e nevojshme të shkoni te mjeku, sepse depresioni atipik mund të shërohet në të njëjtën mënyrë si edhe depresioni – me ndihmën e terapisë dhe ilaçeve.

Mos vlerësoni menjëherë që depresioni atipik është ai që shkakton lodhjen tuaj të pashpjegueshme.

Ekzistojnë disa shkaktarë të mundshëm, duke përfshirë aneminë, celiakinë, sindromën e lodhjes kronike, diabetin, problemet me gjëndrat tiroide dhe shumë të tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.