UBT

Shkaktari i vdekjes së dy fëmijëve shqiptarë mund të marrë 3 vjet burg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia në rrethana veçanërisht të rrezikshme dhe në gjendje të alkoolizuar” thotë një zëdhënës i prokurorisë. Për pasojë, ai mund të dënohet me deri në tri vjet burg. Shkaktari i tragjedisë së rëndë të familjes shqiptare nga Kosova që ndodhi para dy ditësh në afërsi të qytetit Linz, Austri, mund të dënohet me tre vjet burg. Ai, në gjendje të dehur kishte hyrë në autostradë nga ana e gabuar dhe kështu kishte goditur frontalisht makinën në të cilën udhëtonte familja katër anëtarëshe drejt Kosovës. Siç është shkruar tashmë, dy fëmijët, Shkëmbi 20 vjeç dhe Doruntina 9 vjeçe kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Nëna Lumturia 39 vjeçe ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet në spital ndërsa babai, Agroni (47) tashmë është lëshuar nga spitali.

Prokuroria shtetërore e Linzit ka filluar ndërkohë hetimet kundër shoferit të dehur 54 vjeçar, te i cili është konstatuar prania e alkoolit në gjak prej 1.4 promilash.

“Bëhet fjalë për vrasje nga pakujdesia në rrethana veçanërisht të rrezikshme dhe në gjendje të alkoolizuar” thotë një zëdhënës i prokurorisë. Për pasojë, ai mund të dënohet me deri në tri vjet burg.

FIDANISHTJA

I përmenduri ka mundur të merret në pyetje për herë të parë pasditen e të enjtes. Ai tashmë nuk e di nëse ka qenë duke vozitur në drejtim të gabuar. Shoferi austriak ka mundur vetëm të shohë se shumë makina i vinin nga ana e kundërt. Në momentin kur e ka kuptuar se është në anën e gabuar, aksidenti tashmë kishte ndodhur.

Shkaktari i aksidentit të rëndë nuk është mbajtur në burg. Kjo, sipas zëdhënësit, për arsyen se në biografinë e tij nuk ka pasur deri më tash asnjë delikt të çfarëdo lloji. “Sikur të kishte ngarë ndonjëherë veturën në gjendje të dehur, do të ishte arsye e mjaftueshme për ta mbajtur në burg”, ka thënë zëdhënësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.