Shitja e PTK-së nuk hiqet nga agjenda e Kuvendit

Qeverisë së Kosovës i duhet ta kalojë raportin për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së brenda kësaj jave, para se të skadojë edhe afati i tretë për nënshkrimin e kontratës së shitjes me kompaninë AXOS.
Kryesia e Kuvendit do ta ketë sërish në agjendë futjen e kësaj pike për seancën e radhës, ndonëse partitë opozitare vazhdojnë të mos lëkunden nga pozicionet kundërshtuese.
E pa praninë e tyre në sallë, koalicioni qeverisës e ka të vështirë ta bëjë kuorumin për ta futur në votim raportin. Partitë opozitare janë duke synuar që t’i mbledhin nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të bllokohej shitja e Postës./Tribuna/