UBT

Shitet n`dhjetor

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në dhjetor shitet Post-Telekomi i Kosovës. Zyrtarë qeveritarë thonë se ka mbetur vetëm dorëzimi i ofertave nga kompanitë në garë dhe shpallja e fituesit. Mohojnë se procesi mund të dështojë sërish. Privatizimi i PTK’së është përmendur edhe në deklaratën e fundit të FMN-së për Kosovën.

Privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së duket çështje ditësh. Ka mbetur vetëm dorëzimi i ofertave nga kompanitë në garë dhe shpallja e fituesit në dhjetor.

Së paku kështu po pretendojnë udhëheqësit e këtij procesi.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se nuk kanë asnjë problem me kompanitë në garë dhe se presin që gjithçka të përfundojë brenda këtij viti.

“Fituesi pritet të shpallet këtë vit, brenda muajit dhjetor dhe deri më tani nuk ka probleme me kompanitë në garë”, thonë zyrtarë nga zyra për komunikim e kësaj ministrie.

Aktualisht tenderi për kompanitë e kualifikuara është i hapur ende. Sipas kësaj ministrie, kompanitë në garë janë duke analizuar biznesin e PTK-së, dokumentet e tenderit, ndërkaq rreth mesit të muajit dhjetor pritet të mbyllet tenderi me dorëzimin e ofertave teknike dhe financiare.

Kompanitë që kanë plotësuar kriteret ligjore, financiare dhe teknike të përcaktuara në thirrjen për parakualifikim janë: Albright Capital Management LLC në bashkëpunim me Portugal Telecom, Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh në bashkëpunim me British Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom), M1 International Limited, Turkcell, Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom).

Privatizimin e kësaj ndërmarrjeje po e përcjell me vëmendje edhe një institucion financiar ndërkombëtar.

Në deklaratën e fundit për Kosovën, Fondi Monetar Ndërkombëtar madje ka tërhequr vërejtjen për disa vonesa të vogla rreth tenderit.

Uji Dea

“Në fund të gushtit është përmbushur edhe afati për nisjen e tenderit për hapjen e ofertës për kompaninë e telekomunikacionit PTK, edhe pse me një vonesë të vogël”, thuhet në deklaratën e fundit të FMN-së.

Por, ky proces sikur edhe herëve të kaluara, nuk po kalon pa probleme.

Express mëson se kompanitë në garë kanë shfaqur probleme të mëdha rreth burimeve të financimit. Bile po diskutohet edhe futja e aseteve të Postës si hipotekë në mënyrë që kompanitë pastaj të marrin më lehtë kredi në bankat ndërkombëtare. Krejt kjo pasi kompanitë kanë shfaqur probleme serioze financiare dhe kredia po shihet si mundësia e vetme që procesi të mos dështojë.

Ndërkohë, me pakon tenderuese, Posta – duke përfshirë asetet e paluajtshme – është njësi e vetme e ndarë e ndërmarrjes që i mbetet në pronësi shtetit.

Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik më herët patën mohuar përfshirjen e aseteve të Postës në këtë proces.

Ndryshe, në bazë të pakos tenderuese, do të shiten 75 për qind e aksioneve të PTK’së, përkatësisht të dy njësive të biznesit Telekomi (telefonia fikse) dhe Vala (telefonia mobile). Ndërsa 25 për qind të aksioneve të PTK-së në pronësi të shtetit do të mbesin më së paku në afatin 5-vjeçar pas përmbylljes së transaksionit dhe do të monitorohen nga përfaqësuesit e shtetit në Bordin e PTK-së dhe të gjitha detajet për to do të rregullohen me marrëveshjen e shitblerjes.

Kompanitë në garë

Kompanitë që kanë plotësuar kriteret ligjore, financiare dhe teknike të përcaktuara në thirrjen për parakualifikim janë: Albright Capital Management LLC në bashkëpunim me Portugal Telecom, Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh në bashkëpunim me British Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom), M1 International Limited, Turkcell, Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom).(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.