Fundamenti

Shipashnica e Epërme dhe Muqivërci përkrahin fuqishëm LDK-në

/ 4 minuta lexim

Kamenicë – Çdo tubim që po mbajmë po shohim se Lidhja Demokratike e Kosovës, po ka mbështetje të plotë, projektet që janë premtuar gjatë fushatës para katër viteve ato vetëm janë tejkaluar, andaj tani në çdo tubim po dal ballë hapur dhe me një përkrahje masive nga ana e banorëve tha ndër të tjera Shaip Surdulli.

Në fshatin Shipashnicë të Epërme dhe në fshatin Muqivërcë, në prani të qindra banorëve Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur fushatën e saj parazgjedhore.

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës, njëherit kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, tha se në mandatin e ardhshëm janë të parapara përfundimi i kanalizimit, kyçja e sistemit të ujësjellësit, riasfaltimi i rrugës dhe asfaltimi i rrugëve lokale, projekte për bujqësi etj.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, dega në Kamenicë, Nexhat Rexha, thotë se qytetarët nuk kanë më dilema se kë duhet votuar, ngase para jush e keni njeriun e dëshmuar tashmë 11 vite.

Ai kërkoj që më tre nëntor të dalin dhe të votojnë Shaip Surdulli, si dhe kandidatët për asamble komunale.

Nënkryetari i nëndegës në fshatin Shipashnicë e Epërme Samed Rexhepi, dhe kandidati për asamble komunale, Irfan Dërmaku, thanë se ne jemi me fat që kemi një kryetar të suksesshëm si Shaip Surdulli, i cili me një buxhet të vogël arriti që të realizoj shumë projekte jo vetëm në fshatin tonë, por në gjithë komunën e Kamenicës.

“Gjatë mandatit katër vjeçar në fshatin Shipashnicë është bërë renovimi i ambulancës, ndërtimi i shkollës moderne, ndriçimi publik, asfaltimi i rrugës, kanalizimi është duke u rregulluar etj “

Mirëpritja nga ana e banorëve vazhduan edhe në fshatin Muqivërcë, ku qindra qytetarë, kishin dalur për ta mirëpritur kryetarin Surdulli.

RCCOLA

Kryetari Surdulli tha se me fitoren e LDK-së në komunë dhe me fitoren e LDK-së në nivelin qendror, projektet do të jenë edhe më të mëdha.

“Çdo tubim që po mbajmë po shohim se Lidhja Demokratike e Kosovës, po ka mbështetje të plotë, projektet që janë premtuar gjatë fushatës para katër viteve ato vetëm janë tejkaluar, andaj tani në çdo tubim po dal ballë hapur dhe me një përkrahje masive nga ana e banorëve” tha ndër të tjera Surdulli.

Ndërkaq, Shyqri Spahiu, kishte ardhur për ta përkrahur Kryetarin Surdulli. Për të ndërtuar një shtet me vlera për të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithëve adresa e saktë është Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Ardhja e juaj kaq masive, është garancë e fitores së LDK-së. Ai tha se puna e Kryetarit Surdulli është për çdo lëvdatë. Me një buxhet të vogël, por me një menaxhim të mirë, arriti të realizoj projekte në arsim, shëndetësi, bujqësi etj. “ tha ndër të tjera Spahiu.

Nënkryetari i LDK-së në fshatin Muqivërcë, Selami Spahiu, Shehat Spahiu, veteran i LDK-së dhe kandidati për asamble komunale Milit Thaçi, thënë se LDK-ja është e djeshmja e sotmja dhe a ardhmja e juaj.

“Kryetari Surdulli ka treguar një qeverisje të mirë gjatë mandatit të tij qeverisës, duke realizuar gjitha premtimet e bëra dhe duke i tejkaluar ato. Gjatë mandatit katër vjeçar u bë asfaltimi i disa rrugëve, ndërtimi i parkut, rregullimi i shkollës, stacioni i zjarrfikësve dhe projekte të tjera” .

Në fund u bë prezantimi 29 kandidatëve për asamble komunale thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/