Fundamenti

Shikohet ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile për të kërkuar llogaridhënie për shpenzimet e parasë publike

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Qëllimi i Punëtorisë është ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile për kërkim të llogaridhënies në fushën e shpenzimit të parasë publike përmes prokurimit publik. Organizimi i kësaj punëtorie ishte që të nxisë dhe fuqizojë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediat lokale për të shfrytëzuar më shumë informacionin lidhur me prokurimin publik që ka të bëjë me informacionet nga burime të ndryshme.

Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES, ka mbajtur punëtorinë e parë me anëtarët e Shoqërisë Civile lidhur me teknikat e monitorimit të prokurimit publik.

Qëllimi i Punëtorisë është ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile për kërkim të llogaridhënies në fushën e shpenzimit të parasë publike përmes prokurimit publik.

Organizimi i kësaj punëtorie ishte që të nxisë dhe fuqizojë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediat lokale për të shfrytëzuar më shumë informacionin lidhur me prokurimin publik që ka të bëjë me informacionet nga burime të ndryshme.

Uji Dea

Në këtë punëtori pjesëmarrësit u njohën me bazat e prokurimit publik si dhe me fazat e veçanta në ciklin e prokurimit publik. Përmes ushtrimeve praktike ,pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë dhe praktikojnë metodat e hulumtimit të prokurimeve publike.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua të dhënave që mund të merren në lidhje me prokurimet publike si dhe metodologjisë se si mund të gjenden informacionet gjatë monitorimit të prokurimit publik.

Gjatë kësaj punëtorie pjesëmarrësit u njohën me Legjislacionin e Prokurimit Publik, cilët janë aktivitetet kyçe në prokurim, te Institucionet Qeveritare dhe organet në Prokurim Publik, mënyrat dhe teknikat e monitorimit, si dhe mbledhja e të dhënave dhe analizimi, nga disa burime.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Organizatat e Shoqërisë Civile dhe medieve lokale thuhet në njoftimin e Sherafedin Vranja./rajonipress/