FITORJA

Shikohet mundësia për heqjen e ekskursioneve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ali Arifi ka kërkuar që të shikohet mundësia për heqjen e ekskursioneve, meqë nuk kanë ndonjë efekt pozitiv. Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga Ismajl Kurteshi, deputet në Parlamentin e Kosovës dhe Fadil Kajtazi.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë publike në komunën e Gjilanit, në takimin e mbajtur të martën. Kryesuesi Halit Rexhepi, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur probleme të theksuara ndëretnike.

Rexhepi ka kërkuar nga policia që ta informojë KKSB-në për rastet që ndodhin në territorin e komunës së Gjilanit e që janë në interes të bashkësisë, por pa cenuar pjesën e hetimeve.

Edhe majori Remzi Azemi, komandat i Stacionit Policor në Gjilan, tha se gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e qetë dhe pa tendenca të përkeqësimit. “Të gjitha llojet e krimeve në 9-mujorin e parë të këtij viti, kanë shënuar rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit ë kaluar”, ka thënë Azemi.

Në të njëjtën kohë, ka pasur një rritje sa i përket zbulimit të rasteve të kryera penale, ka thënë Azemi, duke i pasqyruar këto konstatime të tij edhe me shifra konkrete. Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim me policinë, duke thënë se kjo situatë e qetë është rezultat edhe i kontributit të tyre.

Azemi iu është përgjigjur edhe interesimeve konkrete të Ali Arifit, Ismajl Kurteshit, Galip Hisenit, Fadil Kajtazit dhe të tjerëve.

KKSB është njoftuar edhe me një projekt për sigurinë në shkolla, të cilin e ka prezantuar Shqipe Kastrati-Haziri, duke thënë se bëhet fjalë për një fushatë që i rekomandohet Drejtorisë së Arsimit, në funksion të rritjes së nivelit të sigurisë në shkolla. “Siguria në shkolla është nevojë bazike”, ka thënë ajo.

FIDANISHTJA

Ali Arifi ka kërkuar që të shikohet mundësia për heqjen e ekskursioneve, meqë nuk kanë ndonjë efekt pozitiv. Kjo kërkesë është përkrahur edhe nga Ismajl Kurteshi, deputet në Parlamentin e Kosovës dhe Fadil Kajtazi.

Sipas tyre, Gjilani duhet të iniciojë një procedurë për anulimin e ekskursioneve, duke marrë parasysh se një maturant i kësaj komune humbi jetën sivjet në Durrës.

Halit Rexhepi premtoi se këto shqetësime të KKSB-së do t`i përcillen DKA-së, sikurse edhe vërejtjet tjera që u bënë nga anëtarët e kësaj trupe.

Përndryshe, KKSB është njoftuar edhe projektin e trajtimit të qenve endacakë, nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani si dhe me një informatë për disa probleme në sferën e shërbimeve publike.

KKSB ka miratuar edhe raportin e periudhës mars-shtator 2014, ndërkohë që me kërkesën e tij e ka liruar Ismajl Kurteshin, për shkak të zgjedhjes së tij deputet i Parlamentit të Kosovës.

Plotësimi i këtij vendi, sikurse edhe zëvendësimi i një përfaqësuesi të Kishës Ortodokse me një tjetër, do të procedohen në Kuvend Komunal, derisa kërkesa e Partisë Demokratike Turke për ndërrimin e përfaqësuesit të këtij komuniteti i vlerësua e pa arsyeshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.