ARKATANA

Shije Shqiptare edhe në Zvicër

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Tre shefat e kuzhinës me nismën “Shije Shqiptare” do të prezantojnë gatesat shqiptare në mënyrë moderne, pa dëmtuar shijen tradicionale.

Shije Shqiptare filloi rrugëtimin në La Perla Graz Austri, e më pas në “AURA mediterranes Ristorante” dhe “Kleiner Rosengarten Mannheim”, në Gjermani, kurse radhën tani e ka Zvicra te “Stella del Centro – Uster”.

Një event nën kujdesin e “Swiss Albania Event”. Doni të dini më shumë për kulinarin shqiptare? Mjafton të vini të shijoni gjashtë gatesat e tyre. Më 3 dhjetor në Cyrih dhe jo vetëm.

Tre shefat e kuzhinës me nismën “Shije Shqiptare” do të prezantojnë gatesat shqiptare në mënyrë moderne, pa dëmtuar shijen tradicionale. Sigurisht që një pjatë e mirë shoqërohet nga një verë e mirë.

Prania e prodhimeve shqiptare do të jenë qershia mbi tortë “Kosova Wine”. Ne kemi shumë vlera dhe duhet bota të na njoh. Kultura shqiptare ndër shekuj ka pasur vlera të mëdha dhe duhet t’i promovojmë me mënyrën më të mirë!

Hidromorava

Tradita në familjen shqiptare

Qëllimi i Shije Shqiptare është vazhdimi i traditës në kuzhinë. Familja është gjë e shtrenjtë dhe në edukimin e fëmijëve luan rolin më të madh kultura që trashëgohet.

Mbrëmja kulturore, kulinare, që organizon Shije Shqiptare, ka qëllimin të bashkojë familjen duke mësuar te fëmijët zakonet tona. Ftoni një mik/she, apo një familje zvicerane dhe ejani të promovojmë dhe të shijojmë këtë natë të veçantë. Darka kulinare-kulturore ka qëllim të përqendrohet te familja!

http://www.albinfo.ch/shije-shqiptare-edhe-ne-zvicer/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.