RCCOLA

Shija evropiane e ndërtimit dhe e cilësisë ndodhet në Gjilan dhe e ka emrin “AR – KATANA”

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Muhamet Ajrullahu pronar i gjigantit të ndërtimeve “AR – KATANA” thotë se përkundër krizës së madhe financiare që është goditur biznesi nga pandemia, kompania e tij mbetet e përkushtuar që të punojë banesa me ndërtime cilësore, duke mos e ulur për asnjë moment kriterin dhe standardet evropiane që i kemi zbatuar. Megjithatë, Ajrullahu thotë se fajtori kryesor në kohën e pandemisë është klasa politike në Kosovë, që edhe në këtë situatë pandemie nuk pati vullnet për unifikim qëndrimesh, nuk kishte vullnet për koordinim të politikave shëndetësore, politike si dhe ekonomike, e që krejt këto do ta rëndojnë edhe më shumë jetën dhe mirëqenien e qytetarit.

Kompania “AR – KATANA” tashmë me emër të madh për ndërtimet cilësore dhe për shijen e saj evropiane vazhdon të projektojë dhe ndërtojë banesa kolektive, duke mos e ulur për asnjë moment standardin evropian për të ndërtuar banesa cilësore dhe me shije. “Ka një rënie të theksuar të të bërit biznes dhe kjo situatë do ta përcjellë Kosovën edhe për një kohë të gjatë, por tek kompania ime nuk luan rol sepse ne kemi punuar dhe do të punojmë banesa me kualitet dhe cilësi evropiane. Ndonëse në kohë pandemie, ne kemi pasur klientë të rregullt dhe kemi pranuar oferta online sepse janë bindur se AR KATANA nuk bënë hile dhe nuk i nënshtrohet sfidave që na kanë përcjellur tash e dy muaj” shprehet Ajrullahu.

Ajrullahu thotë se kompania e tij është lidere e ndërtimit dhe shija evropiane dhe e cilësisë ndodhet në Gjilan. “Gëzimi më i madh për mua dhe punëtorët e mi është kur klientët tanë na dërgojnë komente falënderimi për punët e kryera. Unë jam preciz dhe i përpiktë dhe për asnjë moment nuk ia lë rastësisë dhe kjo ka ndikuar që klientët tanë të kenë besim dhe të përzgjedhin banesat tona që janë kualitative dhe me material vërtet cilësor” thotë Ajrullahu.

Por, Muhamet Ajrullahu ka disa vërejtje dhe akuza edhe në adresë të pushtetit duke thënë se kriza ekonomike siç po shihet deri tash, në mungesë të mos koordinimit të spektrit politik, në mungesë të veprimeve të ekspertëve të ekonomisë do të jetë një goditje e fortë për bizneset në Kosovë, ku shumë prej tyre edhe ashtu, edhe para pandemisë kishin shumë vështirësi për shkak të mosmbështetjes së mjaftueshme qeveritare me forma të ndryshme që stimulojnë bizneset.”Ekspertët e këtyre fushave si ajo shëndetësore, politike dhe ajo ekonomike filluan të kujdesen për menaxhimin e situatës duke mos u koordinuar në mes vete dhe secila në mënyrën e vet. Fajtori kryesor për mendimin tim, është klasa politike në Kosovë, që edhe në këtë situatë pandemie nuk pati vullnet për unifikim qëndrimesh, nuk kishte vullnet për koordinim të politikave shëndetësore, politike si dhe ekonomike, e që krejt këto do ta rëndojnë edhe më shumë jetën dhe mirëqenien e qytetarit” u shpreh Ajrullahu.

Ndryshe ”KOMPLEKSI AR – KATANA” që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, më saktësisht mbrapa fabrikës së Radiatorëve të gjitha objektet e saja afariste kanë leje ndërtimore dhe mjedisore, derisa ato janë të ndërtuara me material të kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane.

Ky gjigant i ndërtimit që posedon kualitet dhe cilësi të lartë të ndërtimeve një rëndësi të veçantë i ka kushtuar pos materialit kualitativ, është hapësira gjelbëruese ajo që i është kushtuar vëmendje e madhe dhe parkingjeve e tërë infrastrukturës tjetër përcjellëse.

Eco Higjiena

“Gjithçka është bërë me shije, duke filluar nga dhomat ekskluzive, kuzhinat e përsosura, ambienti brenda me pamje perfekte, sauna e ekskluzivitete tjera mahnitëse, të gjitha këto bëjnë që ne të jemi vërtet lider i së ardhmes” shton Ajrullahu.

Ajrullahu tha se që nga fillimi i punës në Gjilan kompania e tij është bazuar në cilësi, vlera dhe në punime profesionale.”Ne jemi të saktë, të sinqertë, të besueshëm tek klientët dhe vazhdimisht mundohemi që të jemi afër tyre dhe nevojave që ata parashtrojnë” shprehet Ajrullahu.

Ajrullahu shprehet se kualiteti që ata përdorin është i lartë sepse materiali ndërtimor është i kualitetit të lartë dhe me standarde evropiane. Gjiganti ndërtimor ka menduar edhe për rreziqet sizmike.” Kompleksi është i projektuar në atë mënyrë që të jetë rezistentë mjaftueshëm ndaj fenomeneve sizmike, derisa çdo banesë ka muret mbrojtëse të cilat reduktojnë zhurmën dhe që shërbejnë për ruajtjen e privatësisë”.

Ajo çka e veçon në fakt kompaninë që e udhëheq Muhamet Ajrullahu është investimi në infrastrukturën e dorës së parë. “Posedojmë ashensor dhe gjenerator të veçantë të cilët aktivizohen automatikisht në rast se ndalet energjia elektrike. Banesat kanë izolim me fasadë kualitative, të sigurt dhe të qëndrueshme, dritare gjermane, sistem gjerman i instalimeve elektrike, kyçje më të mirë të mundshme të ujësjellësit” sqaron Ajrullahu.

Sipas, Ajrullahut banesat e kompleksit “AR – KATANA” posedojnë edhe oxhakun për kyçje të kaminit, ballkon të gjerë dhe të shfrytëzueshëm.”Ne vazhdimisht mendojmë për nevojat dhe kërkesat që mund të kenë klientët tanë.”Klientët tanë e kanë në shfrytëzim të përhershëm lokalin e përbashkët për ahengje familjare, ceremoni mortore dhe kemi mbi 1 hektar hapësirë të gjelbërtë, park, shëtitore dhe kënde lojërash për fëmijë, garazha nëntokësore, vendparkime, kabllovik, internet dhe internon” shtoj Ajrullahu./rajonipress/