Uji Dea

SHHB “Bereqeti” në prag të festës së Fitër Bajramit ndihmoi 160 familje në nevojë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ sot ka përfunduar aksionin “Sofra e Ramazanit” duke u dalë në ndihmë 180 familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit. Kështu që numri i përgjithshëm i familjeve të ndihmuara gjatë muajit të Ramazanit është 1200 familje.

Agim Hyseni Koordinatori i SHHB “Bereqeti” dega në Gjilan në ditën e fundit të Ramazanit ka falënderuar të gjithë ata donatorë në vend dhe në diasporë të cilët kanë mbajtur gjallë aktivitetet e “Bereqetit” gjatë tërë muajit.

FIDANISHTJA

Në theks të veçantë duam të falënderojmë Muhamed Ismajlin i cili dhuroi 6700 € (6200 € për jetim) dhe 500 për pako, Imami ngë Zvicra Xheladin Leka (xhamia Oaza 6000 franka dhe 235 €, Adnan Ismajli 500 €, Selver Ibrahimi nga Norvegjia 1825 €, Fidan Bilalli me shokë 1250 €, Globi MI 500 €“, Enver Zylfiu nga Gjermania 500 €, Shoqata “Urtësia “ në Zvicër 100 pako ushqimore, Mensur Halimi 1000 CHF, Shoqata Islamic Relief 100 pako ushqimore, ETC – ja 50 pako ushqimore, Flexigraf 100 pako ushqimore, Fluidi 60 pako ushqimore, Shoqata Istanbul 50 pako ushqimore dhe shoqata “Qëndresa Kosovare” 100 pako ushqimore.

Gjithashtu një falënderim shumë i sinqertë për punëtorët teknik të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Adem Osmani, Ruxhdi Haxhi, Fisnik Maloku, Asad Thaqi etj, të cilët gjatë tërë muajit kanë kryer të gjitha punët rreth ndarjes së ndihmave në baza vullnetare, e në shumicën e rasteve ndihmat i kanë dërguar deri në shtëpinë e nevojtarit, për t’iu shmangur masave të njerëzve për shkak të gjendjes së pandemisë. Allahu I shpërbleftë të gjithë ka thënë Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.