RCCOLA

SHHB “Bereqeti” në Gjilan ndihmoi 60 familje me jetim dhe 20 familje nga shoqata e Shurdhmemecëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në prag të festës së Kurban Bajrami, SHHB “Bereqeti” dega në Gjilan dhe Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmuan 60 familje me jetim në prag të fetës së Kurban Bajramit.

Këto pako ushqimore përbënin gjërat më elementare për sofrën e Bajramit duke ia shtuar kësaj pakoje edhe një thes miell dhe pije freskuese. Këto pako ishin donacion i organizatës prodhuese “FLUIDI” në Gjilan.

KKVITI

Gjithashtu janë ndihmuar edhe 20 familje të tjera, të regjistruar në Shoqatën e Shurdhmemecëve në Gjilan.

Vlen të theksohet se familjet me jetim u ndihmuan edhe me nga një dhuratë modeste për festën e bajramit (20€) të cilat ishin te ardhura nga bashkatdhetarët tanë nga Zvicra Arlind Isufi, Adem Selmani, Hyrije Rrahmani dhe Selver Ibrahimi nga Norvegjia ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/