Fundamenti

SHHB “Bereqeti” ndihmoi 15 familje me jetim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti“ e cila veprimtarinë e vet e zhvillon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës sot ka vazhduar tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë. U ndihmuan 15 familje me jetim në komunën e Gjilanit. Ndihma e ofruar përbënte një pako ushqimore të përgatitur mjaft mirë me gjërat më elementare për ushqim dhe higjienë.

KKVITI

Këto pako ishin donacion i Muharrem Huruglicës nga Malisheva e Gjilanit, me punë të përkohshme në Zvicër.
“Bereqeti” falënderon z.Muharremin dhe të gjithë ata që kontribuojnë në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore, për t’ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/