FIDANISHTJA

SHHB “Bereqeti” dega në Gjilan ndanë 100 pako ushqimore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka ndarë 100 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale.

Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për të përgatitur sofrën e iftarit, si: miell, sheqer, vaj, kripë , fasule, makarona etj. Këto pako ishin donacion nga Shoqata Kulturore Humanitare ”Istanbul”, e cila aktivitetin e saj në Kosovë e zhvillon që nga paslufta e deri më tani.

Ky aksion humanitar është vetëm sa për të shënuar fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndërsa aktiviteti jonë do të vazhdojë deri sa të arrijmë te skamnori i fundit.

UBT

Në të njëjtën kohë bëjmë thirrje nga xhemati jonë që aksionin me slloganin “Sofra e Ramazanit” ta përkrahin duke dhuruar 25 euro për një pako ushqimore, ndërsa ne do të përkujdesemi që pakoja e dhuruar të arrijë në familjen e merituar.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve për përgatitjen e pakove ushqimore mbahet nesër prej namazit të xhumasë, në secilën xhami të komunës së Gjilanit ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.