Shfrytëzojini vetitë shëruese të mjedrave

Studimet e deritanishme kanë vërtetuar se mjedrat kanë fuqi të madhe si një antioksidues dhe marrin pjesë në parandalimin e shumë sëmundjeve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ngadalësojnë plakjen
Mjedrat janë burim i mirë për antioksidues dhe zvogëlojnë sasinë e radikalëve të lirë dhe marrin pjesë në parandalimin e plakjes së parakohshme.
Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Një studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Scientific Reports”, ka treguar se mjedrat kanë ndikim të hatashëm kundër inflamacioneve dhe zvogëlojnë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, sulmin në zemër dhe në tru. Përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut.
Nxitin humbjen në peshë
Mjedrat janë të pasura me fitonutriente që përshpejtojnë metabolizmin. Kur ekspertët e kanë krahasuar ndikimin e mjedrave me ushqimet e tjera (xhenxhefil, hudhër dhe agrume), kanë konstatuar se mjedrat nxitin shkrirjen e indit dhjamor dhe shtojnë shkrirjen e kalorive.
Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak
Edhe pse janë të ëmbla, mjedrat kanë indeks të ulët glikemik. Janë burim i mirë për fibra dhe nuk ndryshojnë shpejt sasinë e sheqerit në gjak.