Fundamenti

SHFMU “Thimi Mitko” model për shkollat tjera

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – SHFMU ”Thimi Mitko”, është një ndër shkollat më të mëdha në komunën e Gjilanit. Për vite me radhë kjo shkollë shquhet për rezultate solide. Edhe këtë vit kjo shkollë po dëshmohet me rezultate të larta kulminante.

Edhe pse kjo shkollë po punon me tri ndërrime, megjithatë brenda kësaj shkolle po punohet me intensitet të lartë. Ajo që vlerësohet lartë, është se në këtë shkollë krahas punës së rregullt ka organizime të shumta të fushave të ndryshme.

Drejtoresha e kësaj shkolle Fitore Malaj për punën e saj komplimentohet jo vetëm prej kolektivit të shkollës, por edhe nga prindërit e nxënësve si dhe vet nxënësit.

Zonja Malaj ka arritur që brenda kësaj shkolle të dinamizoj jo vetëm përgjegjësinë brenda stafit të kësaj shkolle, por edhe aktivitetet, transparencën si dhe mundësinë e bashkëpunimit për të gjithë atë të cilët kanë vullnetin, idetë dhe kreativitetin për zhvillimin e arsimit.

Drejtoresha Malaj, komplimentohet për bashkëpunim të ngushtë edhe me këshillin e shkollës dhe është e hapur për bashkëpunim në çdo fushë.

Mobi Casa

Në këtë shkollë, po ashtu, në fillim të çdo muaji, hapet KUTIA E SË VËRTETËS, ku e kanë mundësinë që të gjithë nxënësit të paraqesin jo vetëm vërejtjet e tyre, por edhe idetë dhe lavdatat për mësimdhënësit e tyre.

Në këtë shkollë është gjetur formula, e cila mund të përdoret si model edhe për shkollat tjera. Këtu organizohen aktivitete të ndryshme dhe të cilat i japin mundësinë çdo nxënësi që të shpreh talentin e tij.

Tani, derisa shumica e shkollave tjera, sot pushojnë, kjo shkollë është duke organizuar gara shkollore brenda klasëve për të gjitha lëndët. Vlen të kujtohet se edhe në fund të gjysmëvjetorit të parë brenda kësaj shkolle ishin organizuar gara individuale për të gjithë nxënësit në të gjitha lëndët për të gjitha vitet (të gjithë nxënësit për sukseset e arritura ishin shpërblyer edhe me mirënjohje).

Drejtoresha pranë kësaj shkolle bën edhe vlerësimin e vazhdueshëm për të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, kujdestarët e klasëve si dhe çdo aktivitet dhe sukses të arritur. Ajo paraprakisht në fillim të vitit ka vendosur kriteret. Drejtoresha Malaj ka edhe idenë e saj se si mund të arrihet që kjo shkollë të kaloj nga tri ndërrime në dy ndërrime. Por për të arritur këtë duhet edhe koordinimi dhe mbështetja edhe nga drejtoria e arsimit dhe vet kreu ikomunës dhe është optimiste se kjo mund të arrihet.

Drejtoresha Malaj është optimiste se kjo shkollë, duke u bazuar në stafin e saj, ka të gjitha kapacitetet për të qenë model dhe nxitëse edhe për shkollat tjera, jo vetëm në Gjilan, por edhe më gjerë. Ajo nuk heziton të komplimenton të gjithë stafin për kontributin e tyre që po japin edhe jashtë procesit të rregullt mësimorë./rajonipress/