FITORJA

SHFMU “Esat Berisha” fillon iniciativën zyrtare për ngritjen e bustit të ish mësuesit Selami Shabani

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mësuesi Selami Shabani është vrarë mizorisht nga dora gjakatare serbe më 30 prill të vitit 1999 dhe për ta nderuar figurën e këtij martiri kolektivi i Shkollës fillore”Esat Berisha” në Llashticë ka propozuar dhe mori unanimisht iniciativën për ngritjen e bustit të ish arsimtarit të kësaj shkolle Selami Shabani.

Në propozimin e shkollës thuhet se edhe arsimtari Selami si shumë e shumë mësimdhënës në kohën e okupimit klasik nga armiku serb doli në mbrojtjen e Shkollës shqipe dhe të lirisë së Kosovës.

Mësuesi Selami punoi, veproi dhe sakrifikoi çdo gjë nga vetja e tij për drejtësi në mbrojtjen e shkollës dhe gjuhës shqip, por që dihet edhe për liri dhe pavarësi të Kosovës, deri në flijim.

Veprimtaria e tij arsimdashëse dhe atdhedashëse që herët i kishte rënë në sy armikut të popullit tonë si dhe të shkollës shqipe dhe për këtë padrejtësi që i bëhej popullit tonë, shkollës sonë etj mësuesi Selami asnjëherë nuk u pajtua, kurrë dhe haptazi këtë padrejtësi e luftoi, prandaj shumë herë e në vazhdimësi, Selamiu për qëndrimet e tija, si arsimdashës, liridashës u maltretua në mënyrë psikologjike dhe fizike nga UDB-ja në atë kohe, por idealin e mësueset Selami nuk e theu armiku me këto maltretime që ia bënte në vazhdimësi.

Armiku gjakatar, nuk u ngop vetëm me këto, por me fillimin e luftës pushtuesit serb, mësuesin Selami e vrau mizorisht në shtëpinë e tij dhe e dogjën edhe për së vdekuri kufomën e tij bashkë me pesë anëtarë tjerë të familjes në shenjë hakmarrjeje vetëm pse Selamiu e mbrojti të drejtën, Shkollën, Gjuhen shqipe dhe me të drejtë hapur kërkoj liri dhe pavarësi të atdheut.

Për këtë ideal armiku mizorisht e vrau mësuesin e mbi 25 tjerë vrau e masakroi po në këtë fshat, me qëllim që të fuste friken me këto vrasje barbare e masakrime shtazarake e të pafalshme i bëri kundër mësueseve dhe popullit që t`i frikësoj dhe të lenin shkollën shqipe, vatrat e tyre dhe kishte qëllime gjenocidiale deri në zhbërje të popullit tonë.

Eco Higjiena

Por, këtyre padrejtësive edhe mizorive të armikut mësuesi Selami nuk iu përkul, por i tha Jo armikut, “Më mirë i vdekur se i robëruar, prandaj edhe mësuesi Selami këtë e pësoi me vrasje barbare nga paramilitaret dhe shteti gjenocidial serb. Vetëm e vetëm, si mijëra tjerë dhe i tërë populli shqiptar i Kosovës që kërkonte drejtësi, shkollim në Gjuhën amtare si dhe liri e pavarësi të Kosovë.

Selamiu, mirë e dinte se pa sakrificë e pa flijim as liria nuk do vinte në mënyrë që brezat një ditë ta gëzojnë dhe Kosova të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga armiku shekullor serb, prandaj këtë ngritje të bustit pranë shkollës sonë si u tha nga gjithë mësimdhënësit, ish koleg yni e meriton ta ketë për sakrificën, veprën e bërë deri në flijim për shkollën shqipe dhe për këtë liri që ne sot dhe brezat do e gëzojnë.

Me këtë rast u formua edhe Këshilli iniciues nga shkolla, i cili për këtë nismë dhe iniciativë të qëlluar do e njofton dhe do kërkon përkrahje dhe mbështetje nga Këshill i fshatit, DKA -ja në Gjilan, Kuvendi Komunal, gjegjësisht kryetari në Gjilan si dhe strukturat tjera gjegjëse me qëllim që të përkrahet dhe të mbështetet dhe të realizohet kjo iniciativë e nisur nga kolektivi i SHFMU “Esat Berisha” të fshatit Llashticë, me qëllim që mësuesi Selami, tani i ndjerë me ngritjen e bustit pranë shkollës sonë vepra dhe kontributi i tij edhe më të nderohet, përkujtohet, sepse këtë e meriton.

Këtë iniciativë të nisur nga kolektivi i shkollës, shpresojmë dhe kërkojmë me bindje që organet gjegjëse edhe zyrtarisht do e mbështesin dhe do e përkrahin.

Me respekt Kolektivi i SHFMU ”Esat Berisha” – Llashticë, 2023

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.