Sherri i madh, Dick Marty

Raporti i senatorit zviceran Dick Marty i vitit 2010, ka krijuar pasoja të rënda për Kosovën në aspektin e imazhit të vendit.
Kështu vlerësojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ekspertët vendor, sipas të cilëve, Kosova përveç që nga pozita e viktimës ka dalë në atë të agresorit, si pasojë e këtij raporti edhe liderët kosovarë nuk kanë mundur të takohen me shumë liderë të huaj.
Edhe pse ky raport ka katër vite që është miratuar nga Këshilli i Evropës, dyshimet e ngritura, sipas tyre, asnjëherë nuk janë larguar./zeri/