Eko Higjiena

Sherr në mes të shqiptarëve në autostradë: Dy të plagosur rëndë me thikë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32 vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë (armë të ftohtë) një 34 vjeçar dhe një tjetër 41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali.

Në mes të shoferëve të dy veturave dhe shoqëruesit të njërit nga shoferët që po ngisnin automjetet e tyre në autostradën A2 në Kantonin Tiçino, në drejtim të jugut ka shpërthyer një zënkë që ka përfunduar me gjakderdhje. Kjo ka ndodhur rreth orës 21 të ditës së premte në Gorduno, shkruan polizeiticker.ch.

Shoferi i një makine të regjistruar në Tiçino, një shtetas 32 vjeçar i Kosovës me banim në Lugano ka sulmuar me një mjet të mprehtë (armë të ftohtë) një 34 vjeçar dhe një tjetër 41 vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë, me banim në Itali, transmeton albinfo.ch.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i sherrit që ka plasur mes tyre. Ndonëse dy të sulmuarit kanë pësuar lëndime të rënda, ata nuk janë në rrezik për jetën.

Uji Dea

Në makinën e sulmuesit kanë qenë edhe një 20 vjeçar dhe një 47 vjeçar, të dy kosovarë me qëndrim në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në makinën tjetër, tre persona, një 27 vjeçar, një 20 vjeçar dhe një 23 vjeçar, të gjithë banorë të Italisë.

Policia ka arrestuar sulmuesin ndërsa prokuroria ka nisur hetimet.

http://www.albinfo.ch/sherr-ne-mes-te-shqiptareve-ne-autostrade-dy-te-plagosur-rende-thike/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.