RCCOLA

Sherr në Bllok, grinden kosovarët

/ 1 minutë lexim

Tiranë – Sherr mes një grupi të rinjsh në mes të zonës së Bllokut. Mësohet se gjatë orës 04:30 minuta të ditës së diel, dy adoleshentë nga Kosova janë goditur me grushte me njëri-tjetrin, ndërkohë që kanë marrë vetëm gërvishtje të lehta

Bëhet fjalë për dy adoleshentë, me iniciale përkatësisht XH.M dhe A.L, të cilët pasi kanë pirë me njëri-tjetrin, porsa kanë dalë jashtë lokalit kanë filluar të grinden me njëri-tjetrin.

Fundamenti

Policia bën me dije se adoleshentët nuk kanë përdorur armë të ftohta, ndërkohë që bëhet me dije se dy të rinjtë në momentin e zënkës kanë qenë të dehur. Policia e mbërritur në vendngjarje, ka mundur që të stabilizojë situatën në pak minuta.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)
.