Eko Higjiena

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Britani, një i vrarë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sussex – Një sherr mes dy familjeve shqiptare ka çuar në vrasjen e një 31-vjeçari shqiptar në Sussex të Britanisë.

Viktima është Xhemë Krasniqi, 31 vjeç, i cili ndërroi jetë për shkak të goditjeve të rënda në stomak. Ngjarja ka ndodhur në 17 maj, por “BBC” e ka publikuar lajmin dje. Bashkë me 31-vjeçarin ka qenë edhe vëllai dhe nipi i tij, të cilët u kanë shpëtuar plumbave dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Uji Dea

Sipas një hetuesi, të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje personale midis dy familjeve, dhe kjo është përshkallëzuar në mënyrë dramatike, duke çuar deri në vrasjen tragjike të Krasniqit, i cili kishte shkuar në Kent, me gruan dhe me 2 fëmijët e vegjël për të vizituar prindërit.

Policia e Sussex, ka identifikuar autorët dhe është në kërkim të tyre. Të tjera detaje nuk janë bërë publike nga policia që merret me hetimin e çështjes.(koha)