Mobi Casa

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër, katër të plagosur

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në një rrahje masive që ka ndodhur natën e mbrëmshme në një ndërtesë banimi në qytetin e Bazelit katër persona kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në spital. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar shtatë persona që ishin pjesë e zënkës.

Konflikti në mes të personave në fjalë ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës, bën të ditur Prokuroria Publike e Baselstadt-it, transmeton albinfo.ch. Në mesin e të lënduarve më rëndë janë pronari i banesave dhe një person tjetër.

Rrjedha e saktë dhe as motivi i zënkës është objekt i hetimeve, thotë prokuria.

United Hospital

Ndërkohë merret vesh se të arrestuarit janë tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe, transmeton albinfo.ch*. Të gjithë të përsfhirët në konflikt janë të moshave në mes 21 dhe 32 vjeçare.

Përveç mjekut të emerghjencës dhe sanitetit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe një ambulancë e Kryqit të Kuq Gjerman dhe njësiti i zjarrfikësve.

Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe ajo etnike e të përfshirëve në konflikt. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.