Shëroni kollën me ilaçin nga qepa dhe hudhra

Qepa dhe hudhra veprojnë si antibiotik dhe kanë përbërës kundër inflamacioneve që nxit hedhjen e gëlbazës dhe ndihmon në lehtësimin e kollës.
LËNGU NATYRAL NGA HUDHRA DHE QEPA KUNDËR KOLLËS
Kjo pije natyrale me qepë dhe hudhër është laç i vjetër popullor. Kontribuon në reduktimin e disa llojeve të kollës. Përbërja e tij me përbërës kundër inflamacioneve, e lehtëson pastrimin e traktit respirator gjatë kollës dhe ftohjeve. Qepa dhe hudhra janë të pasura me substancën e njohur alicinë.
VETITË E QEPËS KUNDËR KOLLËS
Qepët janë një nga perimet më të përdorura. Jo vetëm për shijen që ju dhuron pjatave me ushqim, por edhe për vlerën e lartë dhe vetive shëruese. Janë burim i fortë për vitamina, minerale dhe antioksidues. Kur të absorbohen në trup, këto kompontente e forcojnë sistemin imun dhe heqin helmet e grumbulluara nga trupi.
VETITË E HUDHRËS KUNDËR KOLLËS
Shija pikante e hudhrës e ka shndërruar atë si një përbërës të pandashëm në ushqimin e milionave njerëzve. Në veçanti, njihet për efektin e saj si një antibiotik, duke luftuar bakteret që shkaktojnë kollën. Këto cilësi, kur ju shtohen veprimeve kundër inflamacioneve, promovojnë pastrimin e traktit respirator dhe reduktojnë inflamacionet.
SI TA PËRGATISNI ILAÇIN NATYRAL ME QEPË DHE HUDHËR KUNDËR KOLLËS
– PËRBËRËSIT: 2 gota ujë (500 ml) 1/2 e qepës mesatare 2 thelpinj hudhër Përgatitja: Së pari, derdhni dy gotat me ujë në një enë dhe e vloni deri te një temperaturë mbi mesataren. Më pas, copëtoni qepën dhe grini hudhrën. Kur uji të ketë vluar, shtoni qepën e copë- tuar dhe rriskat e grira të hudhrës. Ulni temperaturën dhe e lini të zihet edhe për 2 ose 3 minuta. Pas kësaj kohe, e lini të qëndrojë në temperaturë të dhomës derisa të jetë e gatshme për ta konsumuar. Më pas e përzieni dhe e pini. Si ta konsumoni: Shërbeni gjysmë gote dhe e pini me gllënjka, aq të nxehtë sa mund ta duroni. Ta konsumoni kur të ndjeni shenjat e para të kollës apo të kongjestionit. Përsëriteni 3 ose katër herë në ditë, varë- sisht nga ajo se sa serioze janë simptomat. Përdoreni ilaçin si pjesë të tretmanit derisa të ndjeni lehtësim.
(Kosova Sot)