Uji Dea

Shërojnë kancerin për tetë ditë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

David Aponte është shëruar nga leukemia, falë trajtimit që bazohet në “qelizat T”, që është një trajtim i njëjtë me atë që shëroi edhe vajzën shtatëvjeçare, Emma Whitehead. Shërimi i Aponte’s është kryer në spitalin Memorial Sloan-Katteing, në New York, dhe ka zgjatur vetëm tetë ditë.

Falë një terapie gjenetike, shkencëtarët amerikanë arritën që brenda vetëm tetë ditëve të shërojnë një formë të pashërueshme të leukemisë, nga e cila vuante punonjësi i televizionit ABC, David Aponte. Aponte u shërua me një trajtim të njëjtë të ‘qelizave –T’ të virusit të dobësuar të HIV’it, me të cilat paraprakisht u shërua edhe vajza 7-vjeçare, Emma Whitehead.

Në fakt, pas shërimit të plotë të Emma’s, mjekët e spitalit Memorial Sloan-Kettering, në New York, vendosën që trajtimin e njëjtë ta provonin edhe tek të rriturit. Edhe pse trajtimi nuk pati sukses tek të gjithë, shërimi i plotë i David Aponte zgjati vetëm tetë ditë, pas së cilës periudhë nga trupi i tij u zhdukën të gjitha gjurmët e leukemisë.

Ilaç i mundur edhe për lloje tjera të kancerit

E njëjta terapi eksperimentale u aplikua edhe në katër pacientë, tek të cilët gjurmët e leukemisë u zhdukën pas tetë javëve. Revista ‘NewScientist’ njofton se njëri nga ta më vonë vdiq për shkak të mpiksjes së gjakut, e cila gjë nuk kishte lidhje me terapinë, përderisa një tjetër vdiq pas kthimit të sëmundjes.

Sa i përket tre të shëruarve nga sëmundja deri tani e pashërueshme e leukemisë limfoblastike – në mesin e të cilëve është edhe Aponte – ata tani po kalojnë nëpër fazën e remisionit, e cila mund të zgjas prej pesë muajve deri në dy vjet.

Eco Higjiena

Michel Sadelain, që është udhëheqës i ekipit të mjekësve të spitalit Memorial Sloan-Katteing, ku edhe u shpik kjo terapi, deklaroi se edhe 50 pacientë të tjerë janë të gatshëm për fazën e dytë të testimeve klinike. Sipas tij, ekziston mundësia që këtë terapi ta aplikojnë edhe në llojet e tjera të kancerit.

Sipas revistës ‘NewScientist’, kompania Adaptimmune këtë terapi e shfrytëzoi vitin e kaluar si shërim testues tek 13 pacientë, të cilëve u ishte diagnostifikuar sëmundja e multiple mielomës, një sëmundje kjo e rëndë progresive e gjakut – respektivisht, një sëmundje malinje e qelizave të plazmës. Pas trajtimit, 10 pacientë kalaun në fazën e emisionit, dhe tek ata sëmundja nuk është rishfaqur deri më tani.

Paul Moss, nga Qendra Britanike për Hulmtime të Kancerit, deklaroi se, sipas njohurive dhe të arriturave të deritanishme, ‘qelizat-T’ paraqesin ardhmërinë për shërimin e të gjitha llojeve të kancerit.

Revista tjetër shkencore, ‘Nature Biotechnology’ ndërkaq shkruan se, çelësi i trapisë së re është përcaktimi i molekulave karakteristike për qelizat e llojit të caktuar të kancerit , pas së cilës gjë modifikohen qelizat mbrojtëse të pacientit, të cilat pastaj i sulmojnë qelizat dëmshme.

Për shembull, tek leukemia akute limfoblstike, qelizat mbrojtëse shndërrohen në malinje, dhe njihen si ‘qelizat-B’. Prandaj, si shënjestër, shkencëtarët amerikanë kanë përzgjedhur molekulën CD19, e cila është e pranishme vetëm në ‘qelizat-B’. Në fakt, nga të sëmurët me leukemi mjekët kanë izoluar një lloj tjetër të qelizave mbrojtëse, që njihen si ‘qeliza-T’, të cilat i kanë infektuar me virusin e dobësuar të HIV (i cili në këtë formë është i parrezikshëm për shëndetin e pacientit), për t’i rikthyer ndërkohë ato si qeliza “të riprogramuara” në organizëm.

Këto ‘qeliza-T’ të reja, gjegjësisht të ndryshuara, pastaj i sulmojnë ‘qelizat-B’, të cilat janë bartëse të molekulës së lartpërmendur CD19. Sipas pohimeve të ekspertëve, disa muaj pas terapisë organizmi i të sëmurit fillon që sërish të prodhojë ‘qeliza-T’ normale dhe ‘qeliza-B’ të shëndosha.(Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.