Fundamenti

Shërojeni diabetin me lëng të qepës

/ 1 minutë lexim

Kjo është një recetë shtëpiake e cila mund të jetë një ndihmesë shtesë e barnave për personat të cilat vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Për të përgatitur këtë recetë, krejt çka duhet të keni është një kokërr qepë, nga e cila do të nxirrni lëngun e saj.

Ja si të veproni:

-Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër pjesë

-Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)

UBT

-Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.

-Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.

-Pirja e saj duhet të bëhet brenda 10 minutash.

-Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.

Veç në rregullimin e sheqerit në gjak, lëngu i qepës ndihmon edhe në luftimin e çrregullimeve të shikimit, si dhe lufton parazitët që mund të gjenden në aparatin tretës dhe në zorrë.