Fundamenti

Shërojeni dhimbjen e nyjave me uthull: Recetë që do ta shënoni dhe ruani!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zgjidhni njërën ndër tri recetat e forta dhe lehtësoni dhembjet e padurueshme

Nëse vuani nga dhembjet e nyjave, e dini shumë mirë që ilaçet standarde ofrojnë vetëm lehtësim momental.

Mënyra më e mirë e zbutjes së dhembjeve dhe simptomave të artritit është ndryshimi i mënyrës së jetës, duke përfshirë edhe mënyrën e ushqimit.

Gjithashtu, mund t’i përdorni mjetet e mjekësisë popullore, ndërkaq njëra ndër to është uthulla e mollës, transmeton Telegrafi.

Uthulla e mollës është e shkëlqyeshme dhe treguar si armë kundër dhembjeve të nyjave, veç tjerash edhe antioksidans i fuqishëm, i cili ndihmon pastrimin e organizmit nga helmet.

Mënyra e përdorimit të uthullës së mollës te dhembja e nyjave:

ARKATANA

Dushi

Përzieni 1 gotë uthull molle me 6 gota ujë dhe në të lagni duart (apo këmbët). Nëse keni dhembje në pjesën e qafës apo në pjesën tjetër të trupit, vendosni kompresë në vendin e dhembjes.

Fërkimi

Përzieni 2 lugë supe uthull molle me 1 lugë supe vaj ulliri, përzieni mirë dhe fërkoni me këtë tretje në nyje të dhembshme. Fërkimi i rregullt ndihmon dhe lehtëson me efikasitet problemet.

Pija shëruese

Zbërtheni 3 lugë supe uthull molle në 300 ml ujë, apo në cilindo lëngë pemësh. Konsumoni këtë pije 3 herë në ditë, para racionit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.