Shërohuni me pemë të thata

Pemët e thata për kohë të gjatë ruajnë vlerat ushqyese dhe u takojnë ushqimeve energjike e të pasura. Kaloritë e saj nuk janë të zbrazëta, sepse rrushi i thatë, kumbullat dhe pemët e tjera kanë veti të larta shëruese. Mënyra më e vjetër e ruajtjes së pemëve për dimër është përmes tharjes.

Pemët e thata e ruajnë vlerën ushqyese, e falë sheqernave janë ushqim i pasur që dhurojnë energji. Një tepsi me pemë të thata gjithmonë duhet të gjendet në tryezën tuaj, si zëvendësim i hatashëm për ushqime të grimcuara dhe ëmbëlsira. Me tharjen e pemëve, vjen deri te përqendrimi i shumëfishtë i materieve ushqyese.

Janë zgjedhje e duhur në situata stresuese, sepse janë të pasura me magnez, i cili qetëson, vitamina të kompleksit B që ushqejnë sistemin nervor, dhe hekur, i cili njeriut i dhuron vitalitet.

Pos se janë të shijshme, pemët e thata janë edhe shumë të shëndetshme, paraqesin zgjedhje të shkëlqyeshme për vitamina dhe materie ushqyese, sidomos në momentet kur nuk keni kohë. Pos kësaj, sipas ekspertëve, varësisht nga gjendja juaj shëndetësore, duke i konsumuar pemët e thata, vetes dhe shëndetit i bëni një nder.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS