Uji Dea

Shërohen të infektuarit nga Hodonoci e Topanica, një rast pozitiv është nga Poliqka

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Zyrtarisht kemi edhe 11 të shëruar dhe një rast pozitiv në komunën tonë. Të gjithë të infektuarit nga Hodonoci e Topanica janë shëruar ka thënë Qëndron Kastrati.

Kastrati ka thënë se numri i të infektuarve me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 39, prej tyre 28 të shëruar plotësisht. Pra, aktualisht kemi edhe 11 raste aktive në Poliqkë, për të cilët uroj të shërohen së shpejti.

Uji Dea

Rasti pozitiv është po nga Poliqka, kurse unë ju lus të vazhdoni t’i respektoni udhëzimet e institucioneve në përpikmëri. Edhe pak na mbeti ka shkruar Kastrati./rajonipress/