RCCOLA

Shërimi: Më mirë pushim, se antibiotikë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pse të marrim antibiotikë, kur insistohet se nuk janë të nevojshëm? Sepse antibiotikët na ndihmojnë të jemi në këmbë shumë shpejt dhe kështu nuk humbim shumë ditë pune, thotë një studim hetimor, i botuar në magazinën “Mother Jones”. Gazetarja Stephanie Mencimer kupton se mungesa e pushimit të detyrueshëm për sëmundje në Shtetet e Bashkuara është një pengesë e pakapërcyeshme për zbritjen e konsumimit automatik të antibiotikëve.

Shifrat?

Në Shtetet e Bashkuara gati 40% e punëtorëve dhe 80% prej atyre me paga të ulëta nuk marrin pagë për pushim shëndetësor. Çdo vit një punëtor amerikan mungon pesë ditë për arsye mjekësore, kundër 16 ditë te gjermanët dhe 22 te suedezët.

Në Francë, sipas një raporti të misionit të vlerësimit të Asamblesë Kombëtare, punëtorët francezë mungojnë nëntë ditë për shkaqe shëndetësore në vit në sektorin privat dhe 22 në sektorin publik.

Fundamenti

Punëtorët amerikanë kërkojnë pra ilaçe magjike për të mos humbur asnjë ditë pune.

Megjithatë, kur vjen puna për antibiotikë, këta mund të jenë më shumë shkatërrues sesa shërues. Sa më shumë ju i konsumoni, aq më shumë do të zhvilloni nevojën për ta. Rreziku i formimit të mikrobeve të sforcuara me shumë rezistencë do të rritet me përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve, tregon Instituti Pasteur. Sa për kosto, ata janë të shtrenjtë. Çdo vit amerikanët dhe sigurimet e tyre humbin deri në një miliard dollarë në antibiotikë të panevojshëm.

Në Francë, ku që nga viti 2002 sigurimi shëndetësor komunikon sloganin “Antibiotikët nuk janë automatikë”, rezultati është më bindës? Vërehet një rënie në recetat për 26.5% në mes të 2001 dhe 2007, sipas Institutit Pasteur, por pastaj nuk është një shërim. Franca është gjithashtu një nga vendet më përdoruese të drogës nga konsumatorët evropianë. Dhe si për Shtetet e Bashkuara, shumica e antibiotikëve të përshkruara trajtojnë infeksione virale, të tilla si fyti, veshi ose sinusët.