Uji Dea

Shërimi i paradentozës në mënyrë natyrale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Paradentoza është infeksion kronik që e prek mishin e dhëmbëve, kjo shkakton humbjen e dhëmbit, e shkaktarë janë miliona baktere që jetojnë në gojën e njeriu. Për ta parandaluar një problem si ky, ju sjellim disa ilaçe natyrale që veprojnë pa efekte të dëmshme anësore.

VAJI I ULLIRIT

Për çdo mëngjes për rreth 15 minuta në gojën tuaj futni një lugë vaj ulliri me të cilin do ta shpëlani gojën, e më pas i pastroni dhëmbët si zakonisht. Vaji i ullirit përkujdeset si për mishin e dhëmbëve po ashtu edhe për dhëmbët, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut dhimbjet apo inflamacionet.

VAJI ETERIK

Shumë lloje të vajit kanë efekt antibakterial dhe përdoren në shërimin e paradentozës. Vajin eterik mund ta aplikoni drejtpërdrejt në mishin e dhëmbit, duhet në masën 1:1 me vaj bademi apo vaj ulliri ose me ujë dhe rregullisht me këtë përzierje ta shpëlani gojën.

VITAMINA C

Pos se parandalon rritjen e baktereve, vitamina C ndihmon rigjenerimin më të shpejtë të indeve lidhëse dhe eshtrave. Studimet kanë treguar se njerëzit me mungesë të vitaminës C janë më të rrezikuar që të preken nga paradentoza. Hani ushqime të pasur me këtë vitaminë.

FIDANISHTJA

VITAMINA D

Vitamina D apo ndryshe si njihet vitamina e diellit po ashtu përmban përbërës kundër inflamacioneve dhe e ul në masë të madhe rrezikun nga paradentoza. Me ekspozimin e rregullt në diell do të furnizoni trupin dhe organizmin me sasi të mjaftueshme me vitaminën D.

HIGJIENA E RREGULLT ORALE

Kjo është një shprehi që të gjithë duhet aplikuar me kujdes të madh. Me higjienën e rregullt orale mund të parandalohet sëmundja e dhëmbëve dhe e sipërfaqes së brendshme të gojës. Pastroni dhëmbët disa herë në ditë, preferohet ta bëni këtë me pasta bimore për dhëmbë pa fluor.

PROPOLISI

Ndihmon te një numër i madh i sëmundjeve, e është i dobishëm edhe te paradentoza. Propolisi është antibiotik natyral që e mbron organizmin nga viruset dhe bakteret. Rreth 15 pika propolis përzieni në gjysmë gote me ujë dhe disa herë në ditë shpëlani gojën.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.