Fundamenti

Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.

Mjekët i prognozonin së paku dy muaj karantinë, ndërsa Kushtrimit i mjaftuan vetëm gjashtë javë. Më 20 mars, pas shumë shtyrjeve Kushtrimit i është bërë transplantimi i palcës eshtrore, i vetmi operacion që mund të ndihmonte djalin 16 vjeçar nga Prishtina. Dhe, më 30 prill ai tashmë ishte lëshuar nga klinika universitare Regensburg.

Kaq shpejtë trupi i tij ka pranuar indet nga trupi i huaj dhe po kaq shpejtë kanë filluar qelizat e dhuruara të prodhojnë gjak të shëndetshëm dhe të ndërtojnë sistemin imunologjik.

Duke qenë se Kushtrimi që në fillim ishte diagnostifikuar me gjasa të mira për sukses në trajtim, atij nuk i është dashur të izolohej tërësisht në sterilitet, shkruan „Scwäbischer Zeitung“ (SZ). Ai ka qëndruar në një dhomë sterile, ku vizitorët mund të hynin vetëm me rroba mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të të gjitha gjërave. Pranë i qëndronte gjithë kohën babai, i cili kishte bjerrur punën në pronën e tij të vogël bujqësore për të ardhur, që në muajin maj me djalin e tij të dytë në Gjermani.

„Kushtrimi është kaq i lumtur që tashmë çdo gjë i takon të kaluarës“ thotë kushërira e tij Bahrije Osmani. „Ai është vërtet mirë“. Që nga fillimi i shfaqjes së sëmundjes së kushëririt të tij, para dy vitesh, ajo kishte vënë gjithçka në lëvizjepër t`i ofruar Kushtrimit të sëmurë rëndë ndihmën adekuate nga Weingarteni gjerman.

Prej tri javësh, Kushtrimi me të atin banon sërish në shtëpinë e prindërve të të sëmurëve, që e mban shoqata që ndihmon fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe me paaftësi fizike në afërsi të klinikës.dy herë në javë ai duhet të paraqitet në klinikë për t`iu nënshtruar kontrollimeve. Për kënaqësinë e tij të madhe, ai pati mundësinë, gjatë festave që posa kaluan, të shihte nënën e ardhur nga Kosova, të cilën nuk e kishte parë kaq gjatë.

RCCOLA

Shëndeti i tij i rifituar, i mbajtur gjallë përmes medikamenteve të forta, është edhe më tutje i brishtë dhe duhet të ruhet nga kontakti me ambientin e jashtëm. Rreziqe të shumta e rrethojnë Kushtrimin nga të gjitha anët. Bakteret, virusët, kërpudhat, infeksionet, të gjitha mund t`ia shkaktojnë vdekjen atij. Takimi me familjarët atij tashmë i lejohet por jo edhe dalja në qytet ose ngrënia e akullores.

Nëse Kushtrimi i përmbahet asaj që kërkohet nga ai dhe çdo gjë do të rrjedhë kështu sikur tash, pa ndërlikime, ai do të mund të shkojë në shtëpi pas 40 ditësh. Shkruarja në shtëpi në këtë rast do të thotë kthimi në shtein e varfër e të prapambetur ballkanik, ku ai, jeton në fshat, në kushte të këqija higjenike. Keq për shëndetin e tij që mjekët kanë propozuar rreth dy vite për rehabilitim. Kaq gjatë Kushtrimi duhet të marrë barnat dhe të kontrollojë rregullisht gjakun. Z

gjidhja më e mirë do të ishte, thotë kushërira e tij, do të ishte sikur Kushtrimi të mund t`i kalonte këto dy vjet në Weingarten të Gjermanisë. Të afërmit e tij atje di ta pranoninme dëshirë për një periudhë të tillë. „Ne jemi një familje aq e madhe sa që për askënd nuk do të ishte barrë e rëndë“. Kushtrimi i është bërë asaj si vëlla. Ai mund të shkonte edhe në shkollë këtu. Edhe gjermanishten e ka mësuar tashmë mjaft mirë. Por, mbetet në pikëpyetjenëse leja e qëndrimit te tij do të zgjatet. Pasi që qëndrimi i tij në spital ishte më i shkurtë që ishte pritur, sipas të gjitha gjasëve, rreth 16 mijë eurot e grumbulluara edhe nga lexuesit e gazetës SZ do të mjaftojnë.

Kushtrimi është i lumtur dhe mirënjohjen e tij e shpreh me letrën në vijim: „Njerëz të dashur të Gjermanisë, që më keni ndihmuar kaq shumë. Jam shumë i gëzuar që ju më keni dhënë një shans të madh dhe më keni mundësuar të vi në regensburg që të shërohem. Ju falënderoj nga zemra, pasi që më shumë se të ju falënderoj, mjerisht nuk kam çfarë të bëj tjetër. Unë shpresoj që ju të ju ndihmojë dikush, ashtu siç më keni ndimuar ju mua.

Ju falënderoj shumë, shumë Kushtrimi../albinfo/