ARKATANA

Sherifi: Gjyqtari ndikoi direkt në rezultat

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Shënues: Lirian Ferati ‘1 – Labinot Haliti ‘26 . Gjilani – Fushë Kosova 1:1 (1:1).Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues:200 Gjyqtarë: A. Latifi, N. Bala, A. Jupolli. Kartoni i verdhë: Hyseni, Zeqiri, Ferati (Gjilani) – Karabegu, Shala (F. Kosova).

Gjilani: Gagica, Uka, Kastrati, Hyseni, Arifi, Maliqi, Ferati, Zeqiri (Beqiri) (Rexhepi), Bajraliu, Hajdini, Hasani (Muja).

F. Kosova: Gashi, Shala, Jashanica (L.Krasniqi), Gojnovci, Kida, Beqiri (Jakupi), F.Krasniqi, Haliti, Zabërgja (Shillova), Karabegu, Breznica.

Futbollistët e Gjilanit pas barazimit në ndeshjen e parë kundër Llapit, nuk ka arritur më shumë se edhe një barazim me skuadrën e Fushë Kosovës para publikut të vetë, nga skuadra që këtë vit është pretendenti kryesor për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit mirë kanë nisur ndeshjen dhe që në minutën e parë kanë shënuar përmes mesfushorit Lirian Ferati që bukur ka shfrytëzuar gabimin e mbrojtësit Kida, duke ia rrëmbyer topin dhe nuk e kishte të vështirë për të shënuar, duke parabolluar portierin mysafirë që kishte dal për të intervenuar në këtë rast.

Me pranimin e golit mysafirët hapin lojën dhe që në minutën e katërt kanë mundur të barazojnë rezultatin përmes Karabegut që nga një pozitë ballore nga 25 metra ka goditur fuqishëm, po ishte pingulja që ka shpëtuar gjilanasit për të pësuar gol.

Në minutën e 26, mysafirët shënojnë golin e barazimit nga lojtari Labinot Haliti, që harkon nga këndi, topi kalon tërë mbrojtjen vendase, por edhe portierin Gagica që në këtë rast nuk gjendet si duhet, duke u futur topi në këndin e kundër të gjuajtjes së Halitit nga këndi.

GRANDEMALL

Pas pësimit të golit skuadrat me kundërsulme tentonin të ndryshojnë rezultatin dhe në këtë pjesëlojë ishin vendasit që kanë mundur të shënojnë. Luhej minuta e 36, ku Maliqi këmbëshpejtë nga e majta kalon dy mbrojtës mysafirë, hynë brenda zonën ku pengohet nga Shala, por për çudi pipi i gjyqtarit Latifi hesht edhe përkundër reagimeve të shumta të futbollistëve vendas.

Në minutën e 55, Burim Shala i mysafirëve ka mundur të shënojë me kokë nga afërsia pas harkimit milimetrik të Halitit nga këndi, por gjuajtja e tij kësaj radhe pritet nga portieri Gagica që e hedh topin mbi portë.

Në minutën e 70, përsëri gjilanasit janë dëmtuar për një penallti, pasi harkimi i Mujës ndalet me dorë nga mbrojtësi Kida në momentin kur Hajdini i vendasve bëhej gati për të gjuajtur me kokë në drejtim të portës mysafire.

Deri në fund të ndeshjes skuadrat që tash ishin të lodhura, më shumë janë kujdesur për të mos pranuar gola dhe me disa tentime në kundërsulme, por që nuk sjellën ndonjë ndryshim në rezultat.

Thanë pas ndeshjes:

Sallah Sherifi, kryetrajner i Gjilanit: Hymë në ndeshje me një qasje serioze dhe arritëm të shënojmë shumë shpejtë. Patëm edhe disa raste të mira për shënim, por sulmuesit tanë në momentet vendimtare nuk arritën të shënojnë. Gjyqtari ka ndikuar në rezultat pasi jemi dëmtuar për dy penallti. I përgëzojë futbollistët e mi për angazhim.

Zylkifli Obertinca, kryetrajner i F. Kosovës: Pësuam gol shumë herët pas një gabimi të mbrojtjes sonë. Arritëm që të barazojmë fal angazhimit të futbollistëve pas pësimit të golit. Rezultati përfundimtar mendoj se ishte real dhe falënderoj vendasit për lojë korrekte dhe pritje vëllazërore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.