Fundamenti

Shërbyesit Civil: Do t’u mbështesim sepse trajtimi më i mirë për ne ishte PDK

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në takimin me një grup të Shërbyesve Civil të Komunës, deputeti Zenun Pajaziti dhe MISIONI I RI kanë marrë mbështetjen e fuqishme për ecjen përpara deri në fitore, për arsyen që është e vetmja adresë e besueshme e qeverisjes me qytetarin, me mirëqenien dhe zhvillimin në përgjithësi.

“Jemi të vendosur që mbështetësin tonë për gjashtë vite me radhe që ishte PDK dhe kryeministri Thaçi bashkë me ju, ne ta mbështesim më tetë qershor në mënyrë që e ardhmja e familjeve tona dhe e zhvillimit të vendit të jetë e siguruar për tërë jetën. Trajtimi ynë gjatë kësaj qeverisje ishte i papritur nga ana jonë. Kemi të ardhura shumë më të mëdha, lehtësira të shumta për fëmijët tanë e çka jo”, thanë ata duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdohet në këtë mënyrë.

Me këtë rast, deputeti Pajaziti, ka thënë se mbështetja që atij i vije nga Shërbimi Civil është një bazë e mirë dhe e fuqishme në rrugën e tij drejtë realizimit të MISIONIT TË RI dhe Fondit të Punësimit. Mundësia e vetme e realizimit të ofertës e cila ka në qendër të vëmendjes mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, zhvillimit, ndërtimit dhe integrimit të vendit është oferta e PDK-së dhe vendosmëria e kryeministrit Thaçi, i cili premtimet përherë i ka realizuar me përpikëri dhe prioritet të parë.

Hidromorava

Pajaziti i ka informuar ata edhe për projektin që në fillimin e mandatit të ri qeverisës me kryeministrin Thaçi, do të bëhet realitet e ai është projekti më madhor për regjionin e Gjilanit, që ka të bëjë me autostradën 51 km, Prishtinë – Gjilan – Konqul, projekt për të cilin ai personalisht është angazhuar e i cili është prezantuar nga ana e vet kryeministrit në Gjilan javë më parë.

Ky është vendim si puna e ngritjes së pagave në të gjithë sektorët, lehtësirave dhe investimeve për student, biznese, bujqë, krijimit të vendeve të reja të punës por edhe shumë vendime të tjera që lista e tyre është shumë e gjatë e që prekin drejtpërdrejt në lehtësirat e familjeve tona në Republikën e Kosovës./rajonipres/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.