RCCOLA

Shërbimet juridike ofrohen falas në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, Organizatën “GIZ” si dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, janë duke realizuar projektin për ofrimin e shërbimeve juridike falas për të gjithë qytetarët e komunës.

Shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja, Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Brikena Ramabaja si dhe Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teuta Kastrati, kanë mbajtur një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Jahjaga, Brikena Avdyli, Menaxheren e Projektit të Fondacionit Jahjaga, Erina Rrahmani, Drejtoreshën Ekzekutive nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Anita Kalanderi si dhe Këshilltaren Ligjore të GIZ-it, Rrona Berisha, ku kanë diskutuar për promovimin e këtij projekti.

Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Jahjaga, Brikena Avdyli, në këtë takim ka thënë se ideja e këtij projekti është ofrimi i ndihmës juridike falas për të gjithë qytetarët. Sipas saj target i projektit është informimi sa më i madh i grave dhe të rinjëve për shërbimet juridike falas që ofrohen nga Agjencia.

RCCOLA

Shefi i kabinetit të kryetarit, Meriton Ramabaja, tha se është i lumtur që një projekt i tillë është duke u realizuar në Komunën e Kamenicës.
“Ideja e projektit është shumë e qëlluar. Sipas informatave që kam janë bërë 170 kërkesa në këtë zyre për ndihmë juridike falas. Ne kemi platforma të ndryshme ku mund ta promovojmë këtë projekt, dhe mendoj që rezultatet nuk do të mungojnë. E keni përkrahjen e komunës”, ka thënë ai.

Edhe, Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Brikena Ramabaja, theksoi se ideja e projektit është e qëlluar.

Ndryshe qëllimi i këtij projekti është informimi i publikut për shërbimet juridike falas, të cilat ofrohen në kuadër të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Zyra për ofrimin e shërbimeve juridike falas gjendet në objektin e Komunës së Kamenicës dhe mund të pranojë kërkesa nga ora 08:00 deri në orën 12:00./rajonipress/